Ish-mbështetësi i hershëm i Partisë Socialiste, mjeku i njohur Edmond Faber, bashkëshorti i ish ambasadores së Shqipërisë në SHBA, Floreta Luli Faber i ka drejtuar një letër publik kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar të largohet nga detyra për t’i hapur rrugë qetësimit të situatës dhe përfundimit të protestave.
Në letrën e tij, Edmond Faber shpreh zhgënjimin për qeverisjen e tij dhe i bën thirrje kryeministrit të dëgjojë studentët, të kërkojë falje publikisht dhe të largohet nga pushteti.
Ai shprehet se me kalimin e viteve është zhgënjyer nga qeverisja, ndërsa i kujton skandalet dhe korrupsionin në radhët e drejtuesve dhe zyrtarëve të lidhur me pushtetin.
“Atëherë isha krenar, sepse isha idealist, desha nje zhvillim ekonomik dhe kulturor europian për gjithë shqiptarët. Dalë nga dalë pushteti yt degjeneroi në skandale të pa dëgjuara ndonjë herë, deri ne korruptimin e shefit të shërbimit sekret…… Ku Gysi dhe Beqiri vodhën me qindra milionë euro, ku banda e drejtorëve të tu…..ishte në garë kush e kush të bënte më shumë lekë se shoshoqi. Ku Deputetet e listave të tua si motrat e Këpëratës, bëjnë sfilata mode në një vënd të drobitur nga varferia”, shkruan dr. Faber.
Faber i kërkon Ramës të dëgjojë kërkesat e studentëve dhe t’u kërkojë falje publikisht.
“Trim nuk është vetëm ai që qëndron, por edhe ai që ikën, dhe mirditorët thonë: Ma mirë një e hikme me nder… se sa një e qëndrume për gazep. Të largohesh në momentin e duhur (edhe pse je ca me vonesë) është dinjitet. Largohu me nder, që protestat të mbyllen, populli të qetësohet dhe jeta te rifillojë. Mos i lër turpin Zahos dhe Gregut të dëgjojnë jo mirë per babanë e tyre. Dëgjoi Studentët, dhe kërkoi falje në televizion (sepse po tu dalësh përpara……do të të turpërojnë). Bëje sot këtë……..se nesër do jetë shumë vonë. Lamtumirë i dashur Edi, suksese në jetë”, mbyll letren doktori Edmond Faber.
Letra drejtuar Edi Ramës
I nderuar Kryeministër Rama,
I dashur Edi,
Kam shkruar mjaft herë për problemet e shumta të keq-qeverisjes, dhe jam kritikuar nga pushtet-mbajtes, por jam lëvduar nga mijra e mijra qytetarë dhe miq të mij si brenda Shqipërisë ashtu edhe jashtë saj.
Këto ditë kam kujtuar me orë të tëra kalvarin e gjatë te perpjekjeve dhe përplasjeve për sjelljen ne pushtet të PS dhe Ty si Kryeministër. Ti në atë kohe të largët të fillim pranverës te vitit 2013, erdhe në Spitalin e Traumës dhe çele fushatën elektorale ku gjithë populli të përkrahu dhe ti erdhe në pushtet. Atëherë isha krenar, sepse isha idealist, desha nje zhvillim ekonomik dhe kulturor europian për gjithë shqiptarët. Dalë nga dalë pushteti yt degjeneroi në skandale të pa dëgjuara ndonjë herë, deri ne korruptimin e shefit të shërbimit sekret…… Ku Gysi dhe Beqiri vodhën me qindra milionë euro, ku banda e drejtorëve të tu…..ishte në garë kush e kush të bënte më shumë lekë se shoshoqi. Ku Deputetet e listave të tua si motrat e Këpëratës, bëjnë sfilata mode në një vënd të drobitur nga varferia. Nuk do zgjatem më shumë, sepse Elisa t’i kishte rreshtuar më mirë se unë. Unë dua vetëm të të ndihmoj edhe një herë, për herë të fundit, duke të sjellë nje shprehie mirditore.
Trim nuk është vetëm ai që qëndron, por edhe ai që ikën, dhe mirditorët thonë: Ma mirë një e hikme me nder… se sa një e qëndrume për gazep. Të largohesh në momentin e duhur (edhe pse je ca me vonesë) është dinjitet. Largohu me nder, që protestat të mbyllen, populli të qetësohet dhe jeta te rifillojë. Mos i lër turpin Zahos dhe Gregut të dëgjojnë jo mirë per babanë e tyre. Dëgjoi Studentët, dhe kërkoi falje në televizion (sepse po tu dalësh përpara……do të të turpërojnë). Bëje sot këtë……..se nesër do jetë shumë vonë. Lamtumirë i dashur Edi, suksese në jetë.
Me respekt, një qëndrestar i hershëm i PS.
Dr Edmond Faber.








Discussion about this post