63 protestues do të dalin ditën e sotme, para gjykatës së Tiranës, për tu njohur me masën e sigurisë.
Ata janë arrestuar pas akteve të dhunshme në protestat që kanë përfshirë vendin 4 ditët e fundit, ku kanë sulmuar me gurë e molotovë institucione e efektivë.
Ndaj tyre rëndojnë disa vepra penale, nga “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse” deri te “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, “Shkatërrimi i pronës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Vetëm një ditë më parë, 18 protestues dolën në Gjykatë për masën e sigurisë, një nga të cilët u la në burg, 6 në arrest shtëpie dhe 11 në detyrim paraqitjeje.
Sakaq, shkatërrimet e pronës publike e private, institucioneve shtetërore dhe dhunës së ushtruar ndaj punonjësve të policisë gjatë protestave në tre ditët e para në Tiranë dhe të së enjtes në disa rrethe, kanë çuar në pranga 152 persona dhe proceduar penalisht në gjendje të lirë 324 shtetas të tjerë.










Discussion about this post