GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme

Dhuna dhe reprezalja ndaj të rinjve! Policia jep detaje pse RENEA doli dje në protestë: Morëm një telefonatë se kishte persona të armatosur!

në Lajme, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Dhuna dhe reprezalja ndaj të rinjve! Policia jep detaje pse RENEA doli dje në protestë: Morëm një telefonatë se kishte persona të armatosur!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Shtetit ka dhënë detaje për situatën e krijuar gjatë protestave në Tiranë, Shkodër dhe Vlorë. Në një deklaratë për mediat, drejtuesi Albert Nushi, shefi i Sektorit të Drejtimit në Departamentin e Sigurisë Publike, bëri me dije se gjatë ditës së djeshme janë plagosur 37 punonjës policie në Tiranë. Sipas tij, në kryeqytet janë shoqëruar 54 persona, nga të cilët 27 janë arrestuar dhe 27 të tjerë janë proceduar penalisht.

Nushi deklaroi se prej gjashtë ditësh Policia e Shtetit po përballet me sulme nga grupe personash të maskuar, të cilët, sipas tij, kanë përdorur gurë, pllaka guri, sfera metalike, vida, lëndë piroteknike dhe bomba Molotov kundër efektivëve.

Ai tha se, përveç sulmeve ndaj policisë, janë dëmtuar edhe institucione shtetërore, institucione të drejtësisë, institucione bankare dhe prona publike e private. Sipas policisë, gjatë protestave është djegur edhe hyrja e godinës së Gjykatës së Lartë.

Drejtuesi i Policisë së Shtetit bëri me dije se ditën e djeshme, në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, ka mbërritur një telefonatë ku pretendohej se mes protestuesve kishte persona të armatosur dhe se po qëllohej me armë zjarri.

Deklarata e plotë:

Policia e Shtetit prej 6 ditësh po përballet me sulme të pandërprera, për orë të gjata, nga grupe personash të maskuar, të cilët kanë dhunuar punonjësit e Policisë së Shtetit me gurë, pllaka guri, sfera metalike, vida, sende të forta, lëndë piroteknike dhe bomba Molotov.

Krahas sulmeve ndaj Policisë, këto grupe kanë sulmuar dhe dëmtuar institucione shtetërore, institucione të drejtësisë, institucione bankare, pronë publike dhe private.

Njëkohësisht, çdo ditë vijojnë thirrjet, nëpërmjet grupeve të hapura, në platformat online dhe rrjetet sociale, për vrasjen e punonjësve të Policisë dhe djegien e automjeteve të Policisë.

Ditën e djeshme, në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë ka ardhur një telefonatë, sipas së cilës, mes protestuesve kishte elementë të armatosur dhe po qëllohej me armë zjarri në momentin e sulmeve me lëndë piroteknike ndaj Policisë.

Përballë kësaj dhune dhe thirrjeve për vrasje, duke qenë se edhe ditën e djeshme sulmet ndaj Policisë kanë qenë të paprecedenta, Policia e Shtetit mori masa shtesë.

Për të mbrojtur jetën e  punonjësve të Policisë në terren, të cilët janë të paarmatosur, në zbatim të ligjit për tubimet, në terren kanë dalë edhe strukturat speciale RENEA, pasi, bazuar në telefonatën e ardhur në sallën operative, ekzistonte rreziku për jetën e punonjësve të Policisë.

Njëkohësisht, gjatë ditës së djeshme, strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit, në zbatim të procedurave standarde dhe në përputhje me shkallën e rrezikut, kanë përdorur në mënyrë të kufizuar pajisjet speciale për menaxhimin e turmave, pasi janë gjendur përballë sulmeve me sfera e vida metalike, lëndë piroteknike, bomba moltov, gurë, pllaka guri e sende të forta  të cilat kanë dëmtuar dhe kanë rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë.

Policia e Shtetit u ka bërë thirrje në mënyrë të vazhdueshme pjesëmarrësve në protesta që të distancohen nga dhuna dhe personat e maskuar, si dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për tubim në mënyrë paqësore.

Ligji për tubimet parashikon ndalimin e pjesëmarrjes në tubim me veshje ose sende të tjera, si maska, shall dhe veshje të tjera, me qëllim fshehjen e identitetit.

Në rastet kur gjatë tubimeve evidentohen persona që fshehin identitetin në kundërshtim me ligjin dhe ushtrojnë dhunë, Policia e Shtetit vepron në përputhje me kompetencat dhe procedurat ligjore përkatëse, duke ndërhyrë për shpërndarjen e tubimit kur plotësohen kushtet ligjore

Theksojmë se grupet e maskuara dhe të dhunshme janë shpërndarë në disa rrugë të Tiranës, duke djegur pronë publike dhe private, si dhe duke shkatërruar sinjalistikën rrugore.Njëkohësisht, i kanë vënë zjarrin hyrjes së godinës së Gjykatës së Lartë.

Pavarësisht sulmeve të pandërprera, strukturat e Policisë kanë vijuar detyrën dhe kanë shoqëruar 54 shtetas në Tiranë, nga të cilët 27 janë arrestuar dhe 27 të tjerë janë proceduar penalisht, pasi janë përfshirë në akte dhune, shkatërrim të pronës dhe sulme ndaj punonjësve të Policisë.

Gjatë veprimeve hetimore është sekuestruar një karikator me fishekë luftarakë, dy bomba Molotov dhe doza kanabisi, si dhe vida, sfera metalike dhe prova të tjera materiale, të cilat janë përdorur nga personat e maskuar dhe të dhunshëm gjatë sulmeve ndaj punonjësve të Policisë.

Ndërkohë, veprime janë kryer edhe në Shkodër e Vlorë, ku janë proceduar penalisht 19 persona për veprime të kundërligjshme gjatë tubimeve të djeshme në këto dy qytete.

Gjatë ditës së djeshme, nga sulmet ndaj punonjësve të Policisë në Tiranë janë plagosur 37 punonjës policie.

Policia e Shtetit u bën thirrje prindërve që të mos lejojnë pjesëmarrjen e fëmijëve të tyre në protesta, pasi jeta e tyre është e rrezikuar

Policia e Shtetit është në mbështetje të së drejtës kushtetuese për të protestuar dhe për t’u tubuar në mënyrë paqësore. Ushtroni të drejtën tuaj për të protestuar, por distancohuni menjëherë nga elementët e dhunshëm, të cilët po rrezikojnë jetën e punonjësve të Policisë dhe të pjesëmarrësve të qetë në tubim, si dhe po shkatërrojnë pronën publike e private.

Të gjithë këta individë, pavarësisht mbulimit të fytyrës, po identifikohen nëpërmjet këqyrjes së pamjeve filmike dhe veprimeve të tjera hetimore që po kryhen në funksion të dokumentimit ligjor të kësaj veprimtarie kriminale.

Së fundmi dua të sqaroj opinion publik se lajmet e publikuara se kanë ardhur oficerë nga policitë partnere për të menaxhuar tubimin, janë tërësisht të pavërteta.

Përhapja e këtyre lajmeve tërësisht të pavërteta dhe dashakeqe synojnë të shfrytëzojë ndjenjat nacionaliste për të krijuar klimë konfliktuale dhe për të cenuar besimin e qytetarëve te Policia e Shtetit.

Policia e Shtetit është e vendosur të mbrojë rendin kushtetues, sigurinë e qytetarëve dhe pronën publike e private.

Etiketa: DhunëPoliciaprotesteraprezaleRENEA

Lajme të lidhura

Skena “lufte” në “Sheshin Skënderbej”! Përballje frontale mes protestuesve e policëve, largohen efektivët
Aktualitet

Skena “lufte” në “Sheshin Skënderbej”! Përballje frontale mes protestuesve e policëve, largohen efektivët

17:45 - 18/10/26
Përshkallëzohet protesta, protestuesit hedhin molotovë drejt Policisë
Lajme

Përshkallëzohet protesta, protestuesit hedhin molotovë drejt Policisë

17:39 - 18/10/26
Tre të lënduar gjatë protestës, mes tyre një 15-vjeçar
Aktualitet

Tre të lënduar gjatë protestës, mes tyre një 15-vjeçar

17:30 - 18/10/26
Para
Rigers Sheqeri i IMT-së në krye të grupit që sulmoi me gurë studentët nga selia e PS-së

Rigers Sheqeri i IMT-së në krye të grupit që sulmoi me gurë studentët nga selia e PS-së

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skena “lufte” në “Sheshin Skënderbej”! Përballje frontale mes protestuesve e policëve, largohen efektivët
Aktualitet

Skena “lufte” në “Sheshin Skënderbej”! Përballje frontale mes protestuesve e policëve, largohen efektivët

17:45 - 18/10/26

Skena “lufte” janë parë në protestën e gjashtë kundër qeverisë. Protestuesit kanë gjuajtur edhe me shkopinj efektivët. Tirana është në...

Lexo më shumë
Përshkallëzohet protesta, protestuesit hedhin molotovë drejt Policisë

Përshkallëzohet protesta, protestuesit hedhin molotovë drejt Policisë

17:39 - 18/10/26
Tre të lënduar gjatë protestës, mes tyre një 15-vjeçar

Tre të lënduar gjatë protestës, mes tyre një 15-vjeçar

17:30 - 18/10/26
Tension gjatë protestës, i moshuari humb ndjenjat pranë FSHN

Tension gjatë protestës, i moshuari humb ndjenjat pranë FSHN

17:13 - 18/10/26
Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, Rama anulon takimin në Vjenë me Kancelarin e Austrisë

Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, Rama anulon takimin në Vjenë me Kancelarin e Austrisë

16:44 - 18/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com