Situata pranë Ministrisë së Brendshme është tensionuar gjatë protestës studentore në Tiranë, ku përplasjet mes demonstruesve dhe Policisë së Shtetit janë intensifikuar.
Në drejtim të efektivëve janë hedhur molotovë dhe mjete piroteknike, ndërsa përgjatë bulevardit janë vërejtur flakë dhe janë dëgjuar shpërthime.
Përplasjet kanë shënuar një tjetër moment të tensionuar të tubimit kundër qeverisë, ndërsa policia dhe protestuesit vijojnë të përballen në zonë.
Situata mbetet e paqartë, ndërsa nuk ka ende informacion të konfirmuar për persona të lënduar apo dëme të tjera të shkaktuara nga incidentet.










Discussion about this post