GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Komiteti i Helsinkit ngre alarmin për dhunën ndaj të miturve

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
Komiteti i Helsinkit ngre alarmin për dhunën ndaj të miturve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) ka shprehur shqetësim serioz për dhunën policore ndaj protestuesve në Tiranë, veçanërisht ndaj të miturve, si dhe për shkeljet e mundshme të të drejtave të personave të privuar nga liria.

Në një deklaratë për shtyp të publikuar më 18 tetor, KShH bën thirrje për hetim të menjëhershëm, të pavarur dhe efektiv të rasteve të raportuara, duke kërkuar që përgjegjësia të shqyrtohet jo vetëm për punonjësit që dyshohet se kanë ushtruar drejtpërdrejt dhunë, por edhe për drejtuesit dhe zinxhirin komandues, në përputhje me detyrimet ligjore.

Shqetësimet e Komitetit Shqiptar të Helsinkit bazohen edhe në monitorimin e kryer më 16 tetor në Bllokun e Dhomave të Sigurisë pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë. Sipas KShH-së, në ambientet e kontrolluara u konstatuan kushte të papërshtatshme dhe mbipopullim, pasi në dhoma të projektuara për një person mbaheshin tre deri në katër persona, kryesisht të mitur. Mungesa e shtretërve, dyshekëve dhe pajisjeve të përshtatshme për fjetje, sipas organizatës, ngre shqetësime për respektimin e dinjitetit njerëzor dhe standardeve të trajtimit të personave të ndaluar.

Veçanërisht shqetësuese janë pretendimet e të arrestuarve për ushtrim dhune fizike gjatë arrestimit dhe pasi ishin shoqëruar në ambientet e policisë. Disa të mitur kanë deklaruar se janë goditur nga punonjës të Policisë së Shtetit, ndërsa monitoruesi i KShH-së ka konstatuar dëmtime fizike të dukshme në disa raste. Sipas deklaratës, një prej të miturve u dërgua për herë të dytë në Spitalin e Traumës gjatë monitorimit.

Komiteti thekson se këto pretendime dhe konstatime kërkojnë verifikim të plotë, pa paragjykuar përgjegjësinë e personave të përfshirë. Hetimet, sipas KShH-së, duhet të përfshijnë edhe përgjegjësitë e mundshme të drejtuesve policorë, në përputhje me kompetencat dhe detyrimet e tyre ligjore.

Gjatë intervistave, personat e privuar nga liria kanë ngritur gjithashtu pretendime për pamundësi komunikimi me familjarët dhe avokatët, mungesë të kujdesit të duhur shëndetësor dhe raste të pyetjes së të miturve pa praninë e psikologut. KShH kërkon që këto rrethana të verifikohen në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe Kodin e Drejtësisë Penale për të Mitur.

Në deklaratë, organizata nënvizon se e drejta për tubim paqësor është një e drejtë themelore dhe se ndërhyrjet e autoriteteve duhet të respektojnë parimet e ligjshmërisë, domosdoshmërisë dhe proporcionalitetit. KShH dënon si aktet e dhunës gjatë protestave, ashtu edhe çdo përdorim të paligjshëm ose joproporcional të forcës nga autoritetet, duke theksuar se dhuna e ushtruar nga individë nuk mund të përdoret si justifikim për ndëshkimin kolektiv të protestuesve apo cenimin e të drejtave të personave të ndaluar.

Një vëmendje e veçantë i kushtohet mbrojtjes së të miturve. KShH rikujton se privimi i fëmijëve nga liria duhet të përdoret vetëm si masë e fundit dhe për kohën më të shkurtër të përshtatshme, ndërsa gjatë çdo veprimi procedural duhet të garantohet interesi më i lartë i tyre, e drejta për mbrojtje ligjore dhe respektimi i dinjitetit.

Përballë kësaj situate, Komiteti Shqiptar i Helsinkit i bën thirrje Prokurorisë kompetente dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore të hetojnë me përparësi pretendimet për dhunë dhe keqtrajtim, duke siguruar ruajtjen e provave, përfshirë pamjet filmike, dokumentacionin e ndalimeve dhe raportet mjekoligjore. Ndërkohë, Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme u kërkohet të marrin masa për përmirësimin e kushteve në dhomat e sigurisë, garantimin e kujdesit shëndetësor dhe respektimin e të drejtave procedurale të personave të arrestuar.

Etiketa: Komiteti HelsinkitKryesore1te miturit

Lajme të lidhura

Salianji plas përgjimin: Nushi që doli sot manipuloi për armët e protestuesve, është kapur në manipulim më parë
Aktualitet

Salianji plas përgjimin: Nushi që doli sot manipuloi për armët e protestuesve, është kapur në manipulim më parë

23:10 - 18/10/26
Mbi 100 pedagogë kundër dhunës ndaj studentëve, Forumi i Dialogut Politik thirrje universiteteve: Solidariteti duhet dëshmuar!
Aktualitet

Mbi 100 pedagogë kundër dhunës ndaj studentëve, Forumi i Dialogut Politik thirrje universiteteve: Solidariteti duhet dëshmuar!

21:37 - 18/10/26
Një person i dëmtuar në selinë e PD-së, mbërrijnë dy ambulanca
Aktualitet

Një person i dëmtuar në selinë e PD-së, mbërrijnë dy ambulanca

21:07 - 18/10/26
Para

Discussion about this post

TË FUNDIT

Salianji plas përgjimin: Nushi që doli sot manipuloi për armët e protestuesve, është kapur në manipulim më parë
Aktualitet

Salianji plas përgjimin: Nushi që doli sot manipuloi për armët e protestuesve, është kapur në manipulim më parë

23:10 - 18/10/26

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka publikuar një përgjim që, ngre dyshime për manipulime të kryera nga Albert Nushi,...

Lexo më shumë
Komiteti i Helsinkit ngre alarmin për dhunën ndaj të miturve

Komiteti i Helsinkit ngre alarmin për dhunën ndaj të miturve

22:13 - 18/10/26
Superiore/ Mbyllet java e 7-të, fitojnë Teuta, Egnatia, Tirana, Vora dhe Skënderbeu

Superiore/ Mbyllet java e 7-të, fitojnë Teuta, Egnatia, Tirana, Vora dhe Skënderbeu

21:53 - 18/10/26
Mbi 100 pedagogë kundër dhunës ndaj studentëve, Forumi i Dialogut Politik thirrje universiteteve: Solidariteti duhet dëshmuar!

Mbi 100 pedagogë kundër dhunës ndaj studentëve, Forumi i Dialogut Politik thirrje universiteteve: Solidariteti duhet dëshmuar!

21:37 - 18/10/26
Një person i dëmtuar në selinë e PD-së, mbërrijnë dy ambulanca

Një person i dëmtuar në selinë e PD-së, mbërrijnë dy ambulanca

21:07 - 18/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com