Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka publikuar një përgjim që, ngre dyshime për manipulime të kryera nga Albert Nushi, i cili foli sot në emër të Policisë së Shtetit lidhur me protestuesit dhe pretendimet për persona të armatosur.
Salianji akuzon Nushin se është përfshirë më herët në skenarë manipulimi dhe keqpërdorimi të funksionit publik. Ish-deputeti i PD-së pretendon se përgjimi lidhet me periudhën kur Nushi mbante detyrën e nëndrejtorit të Policisë në Fier.
Ai gjithashtu kujton denoncimet e mëparshme ndaj Nushit për mosveprim përballë përplasjeve me armë në Elbasan.
Salianji e cilëson daljen e sotme të tij si një përpjekje për të njollosur protestën qytetare dhe për të intimiduar protestuesit. Salianji akuzon kryeministrin Edi Rama për përdorimin e të njëjtëve njerëz për manipulim politik dhe kërkon dorëheqjen e tij.









Discussion about this post