Vala e revoltës popullore po merr një mbështetje gjithnjë e më të gjerë nga figurat më të njohura të artit dhe kulturës në vend.
Këngëtarja e njohur Irma Libohova ka reaguar me tone të ashpra e me revoltuar ndaj ndërhyrjeve të dhunshme të policisë dhe shtypjes së protestuesve në rrugët e kryeqytetit.
Përmes një mesazhi të drejtpërdrejtë, artistja e shquar ka dënuar sjelljen e pushtetit ndaj nënave, grave dhe studentëve, duke u rreshtuar hapur krah lëvizjes qytetare dhe duke kërkuar largimin e menjëhershëm të qeverisë.
“O shteti pashtet! Ka shkuar thika në asht.
Larg duart nga nënat, fëmijët, vajzat e gratë! Larg!
Larg duart nga studentët! Larg duart nga e ardhmja! IKNI!
Me protestën!”, shkroi Irma Libohova.










Discussion about this post