GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Robert Aliaj shpërthen ndaj policisë dhe Ramës: Historia do të shkruajë emrat tuaj pranë gjakut dhe tradhtisë ndaj popullit

në Aktualitet, Politikë, Uncategorized
Kohë leximi: 4 min
A A
Robert Aliaj shpërthen ndaj policisë dhe Ramës: Historia do të shkruajë emrat tuaj pranë gjakut dhe tradhtisë ndaj popullit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Artisti Robert Aliaj Dragot ka reaguar ashpër për dhunën policore ndaj të rinjve që po protestojnë kundër kryeministrit Edi Rama. Në një reagim në rrjetet sociale, ai akuzon Policinë se e ka kthyer uniformën dhe shtetin në një “armë terrori”.

Ai bën përgjegjës për situatën në të cilën ndodhemi kryeministrin Rama, të cilin e akuzon se mban në këmbë një mekanizëm dhune dhe se e ka kthyer policinë në një instrument në shërbim të pushtetit.

Në reagimin e tij, Dragoti kritikon gjithashtu heshtjen e familjarëve të punonjësve të policisë që ushtrojnë dhunë ndaj të rinjve, duke i konsideruar ata bashkëpërgjegjës për veprimet e të afërmve të tyre.

“Ju që e keni kthyer uniformën dhe shtetin në armë terrori. A keni familje? A keni fëmijë? A keni ju gra? Ato gra që do të trashëgojnë përgjegjësinë e veprimeve tuaja kriminale. Ato që nuk dalin dot nga shtëpia sepse opinioni i urren, sepse rruga do ti pështy për fajin tuaj. I drejtohem të gjithë atyre që do të duhet të shpjegojnë nesër pse babai, pse burri, pse vëllai i tyre ishte ai që u thyente krahë e këmbe dhe fuste në qeli djem e vajza njëzetvjeçare.”, shprehet ai.

Në fund, ai paralajmëron se përgjegjësit për dhunën do të përballen me gjykimin e historisë, duke e mbyllur reagimin me thirrjen: “Poshtë diktatura!”

“Dhe për ty, Kryeministër i kam dy fjalë. Ti që e mban në këmbë këtë makinë dhune. Që i shpërblen kriminelët nga ato pak para publike që kanë mbetur pa vjedhur. Ti që jep urdhra, që i mbron, që i dekoron kriminelët kur thyhejnë trupat e brishtë të të rinjve.

Ti që e ke kthyer shtetin në një instrument plaçkitjeje dhe policinë e shtetit në ushtrinë tënde private. A ke familje ti? A ke ndonjë fëmijë që të të dhimset? A ke ti një grua që do të duhet të shpjegojë masakrat mbi vajza e djem të pafajshëm? A do të dilni ju të pastër nga hija e krimeve që keni mbuluar me heshtje dhe me pushtet?”, shton ai.

Reagimi

Unë dua t’ju drejtohem juve, Policisë së Shtetit dhe Reneas, që prangosni dhe godisni pa mëshirë të mitur, gjimnazistë, studentë dhe të rinj,  deri te vajzat e reja dhe gratë e moshuara.

Ju që hidheni me histeri dhe urrejtje mbi trupa të pafajshëm.

Ju që e keni kthyer uniformën dhe shtetin në armë terrori.

A keni familje? A keni fëmijë? A keni ju gra?

Ato gra që do të trashëgojnë përgjegjësinë e veprimeve tuaja kriminale.

Ato që nuk dalin dot nga shtëpia  sepse opinioni i urren, sepse rruga do ti pështy për fajin tuaj. I drejtohem të gjithë atyre që do të duhet të shpjegojnë nesër pse babai, pse burri, pse vëllai i tyre ishte ai që u thyente krahë e këmbe dhe fuste në qeli djem e vajza njëzetvjeçare.

Çfarë është ajo grua që pranon të ndajë krevatin me njeriun që mban në dorë gjakun e të rinjve shqiptarë?  Që dhunon fëmijët e tyre? Shoqet dhe shokët e fëmijëve të tyre?

A kanë këto gra moral? A kanë ato dinjitet? Apo i kanë shitur të dyja në interes të plaçkitjes?

Pse pranojnë familjarët e këtyre monstrave kriminale masakrat që po kryejnë bashkëshortët apo baballarët e tyre mbi vajza e djem të rinj të pafajshëm?

Në familjen time nëse do të kishte ndodh kjo gjë që unë të isha një nga ate, do isha braktisur edhe nga fëmijët edhe nga bashkëshortja.

Pse heshtin? Pse i mbyllin sytë? Nuk dinë ato asgjë”?

Ju jeni pjesë e krimit që po kryhet mbi popullin shqiptar.

Dhe jo vetëm ata që rrahin. Jo vetëm ata që urdhërojnë. Por edhe ju.

Ju që rrihni në shtëpi, që gatuani, që rrisni fëmijë me paratë e dhunës dhe që heshtni kur trupat e të rinjve thyhen në rrugë.

Kjo quhet bashkëpunim. Eshtë pjesëmarrje. Eshtë kriminale.

Dhe historia nuk do t’ju falë. As juve. As grave tuaja as fëmijëve tuaj.

Dhe për ty, Kryeministër i kam dy fjalë.

Ti që e mban në këmbë këtë makinë dhune. Që i shpërblen kriminelët nga ato pak para publike që kanë mbetur pa vjedhur.

Ti që jep urdhra, që i mbron, që i dekoron kriminelët kur thyhejnë trupat e brishtë të të rinjve.

Ti që e ke kthyer shtetin në një instrument plaçkitjeje dhe policinë e shtetit në ushtrinë tënde private.

A ke familje ti? A ke ndonjë fëmijë që të të dhimset? A ke ti një grua që do të duhet të shpjegojë masakrat mbi vajza e djem të pafajshëm?

A do të dilni ju të pastër nga hija e krimeve që keni mbuluar me heshtje dhe me pushtet?

Ju, grate e gjithë kësaj klase kriminele, Pse pranoni të jeni pjesë e këtij turpi?

Historia do të shkruajë emrat tuaj pranë dhunës, pranë gjakut dhe pranë tradhtisë ndaj popullit shqiptar.

Dhe as ti, as krimineli që ke në krah, as fëmijët tuaj

nuk do të shpëtoni nga ky gjykim.

POSHTE DIKTATURA

Etiketa: Kryesore1RamaRobert Aliaj

Lajme të lidhura

Dhuna ndaj gazetarëve gjatë protestave, reagon AGSH: Dy reporterë të Reuters u goditën me fishekë gome
Aktualitet

Dhuna ndaj gazetarëve gjatë protestave, reagon AGSH: Dy reporterë të Reuters u goditën me fishekë gome

10:21 - 21/10/26
Bloomberg: Revolta studentore hyn në javën e dytë, protestuesit shtohen dhe të rinjtë nuk tërhiqen
Aktualitet

Bloomberg: Revolta studentore hyn në javën e dytë, protestuesit shtohen dhe të rinjtë nuk tërhiqen

10:03 - 21/10/26
Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij, çfarë deklaroi Igli Tare pas 3 orësh në SPAK
Aktualitet

Fshehu vilën e Ballukut në Palasë, SPAK i komunikon akuzën Igli Tares për pastrim parash

09:37 - 21/10/26
Para
Sindikata e Pedagogëve nis zbatimin e bojkotit në të gjitha universitetet publike

Sindikata e Pedagogëve nis zbatimin e bojkotit në të gjitha universitetet publike

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dhuna ndaj gazetarëve gjatë protestave, reagon AGSH: Dy reporterë të Reuters u goditën me fishekë gome
Aktualitet

Dhuna ndaj gazetarëve gjatë protestave, reagon AGSH: Dy reporterë të Reuters u goditën me fishekë gome

10:21 - 21/10/26

Në protestën studentore kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, policia nuk ka kursyer as gazetarët e huaj. Sipas Asociacionit të...

Lexo më shumë
Bloomberg: Revolta studentore hyn në javën e dytë, protestuesit shtohen dhe të rinjtë nuk tërhiqen

Bloomberg: Revolta studentore hyn në javën e dytë, protestuesit shtohen dhe të rinjtë nuk tërhiqen

10:03 - 21/10/26
Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij, çfarë deklaroi Igli Tare pas 3 orësh në SPAK

Fshehu vilën e Ballukut në Palasë, SPAK i komunikon akuzën Igli Tares për pastrim parash

09:37 - 21/10/26
Protestat në Shqipëri/ New York Post: Studentët kërkojnë largimin e Ramës dhe luftën kundër korrupsionit

Protestat në Shqipëri/ New York Post: Studentët kërkojnë largimin e Ramës dhe luftën kundër korrupsionit

09:32 - 21/10/26
Sindikata e Pedagogëve nis zbatimin e bojkotit në të gjitha universitetet publike

Sindikata e Pedagogëve nis zbatimin e bojkotit në të gjitha universitetet publike

09:08 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com