Pedagogë e studentë në Universitetin Aleksandër Xhuvani në Elbasan i janë përgjigjur thirrjes së Sindikatës së Universiteteve, për të bojkotuar mësimin, ku këtë mëngjes dolën nga auditorët.
Pedagogët kanë shprehur mbështetjen e tyre për studentët, duke u solidarizuar me ta dhe kauzën e tyre, për uljen e tarifave studentore, uljen e çmimeve të qirave, përmirësimin e kushteve në konvikte etj.
Revolta Studentore ka nisur që prej datës 13 tetor, ku të rinjtë u mblodhën për të protestuar pranë Ministrisë së Arsimit, ndërsa vala e protestave u përhap në të gjitha universitetet e vendit.
Universitetet po përballen nga viti në vit me mbylljen e programeve studimore, për shkak të rënies së numrit të studentëve, të cilët kanë emigruar masivisht, në kërkim të një të ardhmeje më të sigurt për veten e tyre.
Tregu i punës dhe mungesa e meritokracisë i ka detyruar ata të braktisin vendin e tyre.










Discussion about this post