GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht

në Aktualitet, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit, por ende nuk ka asnjë punonjës policie nën hetim.

Sipas të dhënave që Prokuroria e Tiranës i dërgoi BIRN, bazuar në një kërkesë për informacion, është filluar hetimi për plagosjen e shtetasit L.B. në protestën e 13 tetorit, kur si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj tij prej policisë ju thye kocka e njërës këmbë dhe të nesërmen iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale.

Po ashtu, është filluar hetimi edhe për rastin kur gjatë protestës së 16 tetorit të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit, një punonjës policie shtyu me forcë të riun M.S. teksa ai po qëndronte në këmbë pa kryer asnjë lloj veprimi.

Efektivi që po vraponte e shtyu me mburojën e tij të riun duke e përplasur në trotuar, nga për pasojë ju shkaktuan dëmtime shëndetësore serioze.

Procedimet penale për këto ngjarje janë regjistruar për veprën penale “kryerja e veprimeve arbitrare”, parashikuar nga neni 250 i Kodit Penal.

Kryerja e veprimeve ose dhënia e urdhrave arbitrare, nga ana e punonjësit që kryen një funksion shtetëror ose një shërbim publik gjatë ushtrimit të detyrës së tij, të cilat prekin lirinë e shtetasve, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në shtatë vjet.

Në të dy këto raste, nuk është regjistruar emri i asnjë punonjësi policie si person nën hetim, ndërkohë që prokurorët kanë deleguar në policinë gjyqësore veprime hetimore për të mundësuar identifikimin e efektivëve që kanë kryer veprimet, si dhe sigurimin e provave.

Po ashtu, prokuroria bënë me dije se ka regjistruar kryesisht procedim penal, bazuar në pamjet e publikuara në media dhe rrjetet sociale, që sipas prokurorisë pasqyrojnë episode të mundshme të përdorimit jo proporcional të forcës nga ana e punonjësve të policisë gjatë protestës.

“Nga ana Prokurorisë po kryhen veprime në Spitalin Universitar të Traumës lidhur me personat e dëmtuar gjatë protestës, të cilët po marrin trajtim mjekësor në spital, me qëllim sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentin e çdo rasti”, informon prokuroria dhe shton se kanë mbërritur edhe referime edhe prej Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, për veprime të tjera të kryera nga punonjës të Policisë së Shtetit.

Nga ana tjetër, sipas të dhënave zyrtare të Policisë së Shtetit, gjatë protestave në Tiranë dhe në disa qarqe të vendit janë arrestuar 300 persona, përfshirë 33 të mitur.

Ndërkohë, 559 persona janë proceduar penalisht, mes tyre 171 të mitur. Nga 859 të proceduar në total, një e katërta janë të mitur.

Avokati i Popullit dhe organizatat e të drejtave të njeriut kanë dokumentuar pretendime për dhunë policore, dëmtime fizike dhe shkelje të garancive ligjore për mbrojtjen e fëmijëve.

Protestat, të nisura nga studentët dhe të mbështetura më pas nga gjimnazistët, janë nxitur nga pakënaqësia ndaj korrupsionit, mungesës së perspektivës dhe kostos së lartë të jetesës.

Demonstratat janë shoqëruar me përplasje të dhunshme mes palëve dhe dëmtime të pronës./BIRN

Etiketa: dhuna policoreefektivehetimeprotesta

Lajme të lidhura

“Të rinjtë duan fundin e korrupsionit”/ Raportuesi i PPE për Shqipërinë: Të mbrohet e drejta për të kundërshtuar pushtetin
Breaking Views

“Të rinjtë duan fundin e korrupsionit”/ Raportuesi i PPE për Shqipërinë: Të mbrohet e drejta për të kundërshtuar pushtetin

20:47 - 21/10/26
“Të rinjtë duan fundin e korrupsionit”/ Raportuesi i PPE për Shqipërinë reagon për protestat në Tiranë: Të mbrohet e drejta për të kundërshtuar pushtetin
Aktualitet

“Të rinjtë duan fundin e korrupsionit”/ Raportuesi i PPE për Shqipërinë reagon për protestat në Tiranë: Të mbrohet e drejta për të kundërshtuar pushtetin

20:44 - 21/10/26
Studentët paralajmërojnë: Nesër në orën 09:00 protestë tek Parlamenti
Breaking Views

Studentët paralajmërojnë: Nesër në orën 09:00 protestë tek Parlamenti

20:32 - 21/10/26
Para
OSBE reagon për dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Të hetohen edhe rastet e forcës së tepruar nga policia

OSBE reagon për dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Të hetohen edhe rastet e forcës së tepruar nga policia

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Të rinjtë duan fundin e korrupsionit”/ Raportuesi i PPE për Shqipërinë: Të mbrohet e drejta për të kundërshtuar pushtetin
Breaking Views

“Të rinjtë duan fundin e korrupsionit”/ Raportuesi i PPE për Shqipërinë: Të mbrohet e drejta për të kundërshtuar pushtetin

20:47 - 21/10/26

Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar lidhur me protestat studentore në Tiranë. Me anë...

Lexo më shumë
“Të rinjtë duan fundin e korrupsionit”/ Raportuesi i PPE për Shqipërinë reagon për protestat në Tiranë: Të mbrohet e drejta për të kundërshtuar pushtetin

“Të rinjtë duan fundin e korrupsionit”/ Raportuesi i PPE për Shqipërinë reagon për protestat në Tiranë: Të mbrohet e drejta për të kundërshtuar pushtetin

20:44 - 21/10/26
Studentët paralajmërojnë: Nesër në orën 09:00 protestë tek Parlamenti

Studentët paralajmërojnë: Nesër në orën 09:00 protestë tek Parlamenti

20:32 - 21/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”/ Thirrjet e fuqishme të studentëve, nis marshimi në Bulevard

“Dorëheqje, dorëheqje”/ Thirrjet e fuqishme të studentëve, nis marshimi në Bulevard

20:25 - 21/10/26
OSBE reagon për dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Të hetohen edhe rastet e forcës së tepruar nga policia

OSBE reagon për dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Të hetohen edhe rastet e forcës së tepruar nga policia

20:11 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com