Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme, duke kërkuar kthimin e sendeve të sekuestruara gjatë kontrolleve të kryera në zyrën e tij. Kërkesa është depozituar më 14 tetor, ndërsa Agasi kërkon konkretisht kthimin e një kamere të sekuestruar në ambientet e zyrës.
Tashmë, pritet që GJKKO të shqyrtojë kërkesën dhe të vendosë nëse kamera do t’i kthehet apo do të vijojë të mbahet e sekuestruar. Gjyqtarja që do të shqyrtojë çështjen është Flojera Davidhi.
Si u arrestua Agasi?
I shumëkërkuari nga SPAK për abuzimet me tenderët e AKSHI-t, Ergys Agasi, u arrestua nga policia në zonën e Plepave në Durrës, pasi u lokalizua fillimisht në Elbasan. Bashkë me të u prangos edhe ish-efektivi i policisë, Uljan Shpataraku. Agasi akuzohet se në bashkëpunim me Ermal Beqirajn, i arrestuar pak javë më parë në Francë, krijoi një grup të strukturuar kriminal për manipulimin e tenderëve publikë përmes korrupsionit, dhunës dhe pengmarrjes.
Në kuadër të kësaj dosje, ish-drejtoreshës së AKSHI-t i është lehtësuar masa e sigurisë në “detyrim paraqitje”. Pas arrestimit të Agasit dhe ish-efektivit Uljan Shpataraku në Plepa të Durrësit, policia ushtroi kontroll blic me urdhër të SPAK-ut në banesën e Shpatarakut te “Liqeni i Thatë” për të sekuestruar prova elektronike e dokumente lidhur me dosjen e AKSHI-t.










Discussion about this post