Biznesmeni dhe aktivisti shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari, kërkon përfshirjen e përfaqësuesve perëndimorë në dialogun mes protestuesve, qeverisë dhe opozitës. Bajraktari i bën thirrje Edi Ramës të japë dorëheqjen dhe të hapë rrugën për një tranzicion paqësor të pushtetit.
Biznesmeni dhe aktivisti shqiptaro-amerikan Harry Bajraktari u ka bërë thirrje ambasadorit amerikan Eric Wendt dhe përfaqësuesve evropianë që të angazhohen në zhvillimet politike në Shqipëri, me synimin për të krijuar kushtet për formimin e një qeverie teknike.
Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Bajraktari kërkon që përfaqësuesit ndërkombëtarë të përfshihen në komunikimin me protestuesit, qeverinë dhe opozitën, për të garantuar një proces që, sipas tij, do të çonte drejt zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe demokratike.
“Edi Rama nuk mund ta mbajë vendin peng. Ai duhet të ndalë dhunën ndaj protestuesve paqësorë, të japë dorëheqjen dhe t’i hapë rrugën tranzicionit paqësor të pushtetit”, shkruan Bajraktari.
Ai thekson gjithashtu se aleatët perëndimorë të Shqipërisë duhet të monitorojnë të gjithë procesin, duke e konsideruar këtë si rrugën drejt garantimit të zgjedhjeve demokratike.
Në mesazhin e tij, të publikuar në shqip dhe anglisht, Bajraktari përcjell një thirrje për angazhim më të drejtpërdrejtë të Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve evropianë në zhvillimet politike në vend.
Në përfundim, ai shpreh mbështetjen për Shtetet e Bashkuara, aleatët evropianë të Shqipërisë dhe popullin shqiptar.
Reagimi i Plotë:
🇺🇸🇦🇱 Ambasadori amerikan Eric Wendt dhe përfaqësuesit evropianë🇪🇺, duhet të angazhohen me protestuesit, qeverinë dhe opozitën në Shqipëri për të krijuar kushtet për formimin e një qeverie teknike.
Edi Rama nuk mund ta mbajë vendin peng. Ai duhet të ndalë dhunën ndaj protestuesve paqësorë, të japë dorëheqjen dhe t’i hapë rrugën tranzicionit paqësor të pushtetit.
Aleatët perëndimorë të Shqipërisë duhet ta monitorojnë gjithë procesin. Kjo është rruga e vetme që Shqipëria të ketë zgjedhje të lira, të ndershme e demokratike.
Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara, aleatët evropianë të Shqipërisë dhe mbarë popullin shqiptar.
***
🇺🇸🇦🇱U.S. Ambassador Eric Wendt, and European representatives 🇪🇺, should engage with protesters, the government, and the opposition in Albania to create the conditions for the establishment of a technical government.
Edi Rama cannot hold the country hostage. He must end the violence against peaceful protesters, resign, and pave the way for a peaceful transition of power.
Albania’s Western allies should monitor the entire process. This is the only path toward free, fair, and democratic elections in Albania.
God bless the United States, Albania’s European allies, and all Albanian people.











Discussion about this post