GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Mbështetje pa kushte për studentët!”/ Gjekmarkaj nga protesta: Nuk synojmë t’ua monopolizojmë protestën

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Mbështetje pa kushte për studentët!”/ Gjekmarkaj nga protesta: Nuk synojmë t’ua monopolizojmë protestën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka kritikuar kryeministrin Edi Rama nga protesta që po zhvillohet në Tiranë, duke vënë në dyshim gatishmërinë e tij për dialog me studentët. Ai e krahasoi qëndrimin e kreut të qeverisë me tavolinën prej mermeri të vendosur përpara Kryeministrisë.

Në një prononcim për mediat, Gjekmarkaj u ndal edhe te sjellja e Policisë së Shtetit gjatë protestave, duke e akuzuar atë se ka vepruar në shërbim të pushtetit dhe jo në përmbushje të detyrës së saj.

Deputeti demokrat shprehu gjithashtu solidaritet me gazetarët që kanë raportuar nga terreni, duke theksuar shqetësimin për vështirësitë me të cilat janë përballur gjatë pasqyrimit të ngjarjeve.

Sa i përket pjesëmarrjes së opozitës në protestën studentore, Gjekmarkaj deklaroi se Partia Demokratike mbështet pa kushte studentët dhe pedagogët, por nuk synon të marrë drejtimin apo të monopolizojë tubimin e tyre.

“Aq sa ka disponibilitet kjo tavolinë mermeri për të dialoguar, aq ka dhe kryeministri vullnet. Tavolinë e ngurtë, e heshtur, që nuk flet. Sa i përket PD-së, ka 14 vite në protestë me kauzat që janë përfaqësuar nga elita e këtij vendi, që janë studentët dhe pedagogët. Një polici që u soll jo si Policia e Shtetit, por si klikë pushteti. Ju kemi ndjekur me ankth e shqetësim ju gazetarët se si jeni përballur në pasqyrimin e realitetit. Mbi opozitën është derdhur flakë dhe zjarr, për ta futur në konflikt të brendshëm. Opozita i ka kaluar këto sfida dhe kurthe, po bëhet më frymëzuese. Është solidare me çdo aksion, nuk do që të monopolizojë protestën e të tjerëve, por i jep asaj mbështetje pa kushte në çdo moment, siç është rasti i studentëve. Ka zëra minoritarë që nuk na duan, por duhet të dëgjohet populli, të kthehet një vend që nuk të merr votën, të patronazhon, s’ta merr votën me para të zeza.”, tha demokrati.

Etiketa: GjekmarkajKryesore1Studente

Lajme të lidhura

Të dielën ndërrohet ora, akrepat do të shkojnë 60 minuta pas
Aktualitet

Nesër rikthehet ora dimërore, akrepat zhvendosen 60 minuta pas

15:30 - 24/10/26
Pse mungoi kryedemokrati Berisha në protestën e opozitës? Tabaku: Ishte zgjedhja e tij
Aktualitet

Pse mungoi kryedemokrati Berisha në protestën e opozitës? Tabaku: Ishte zgjedhja e tij

14:57 - 24/10/26
Protestuesit i vënë flakën koshave të mbeturinave pranë Ministrisë së Arsimit dhe hedhin gurë drejt policisë
Aktualitet

Protestuesit i vënë flakën koshave të mbeturinave pranë Ministrisë së Arsimit dhe hedhin gurë drejt policisë

14:41 - 24/10/26
Para
Këngëtarja e mirënjohur Irini Qirjako i bashkohet protestës para Ministrisë së Arsimit: Më dhemb shpirti për studentët

Këngëtarja e mirënjohur Irini Qirjako i bashkohet protestës para Ministrisë së Arsimit: Më dhemb shpirti për studentët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Të dielën ndërrohet ora, akrepat do të shkojnë 60 minuta pas
Aktualitet

Nesër rikthehet ora dimërore, akrepat zhvendosen 60 minuta pas

15:30 - 24/10/26

Të dielën, më 25 tetor, do të rikthehet ora dimërore. Në orët e para të mëngjesit, akrepat do të zhvendosen...

Lexo më shumë
Osmani u bën thirrje shqiptarëve në Luginën e Preshevës të votojnë Koalicionin Shqiptar

Osmani u bën thirrje shqiptarëve në Luginën e Preshevës të votojnë Koalicionin Shqiptar

15:15 - 24/10/26
Pse mungoi kryedemokrati Berisha në protestën e opozitës? Tabaku: Ishte zgjedhja e tij

Pse mungoi kryedemokrati Berisha në protestën e opozitës? Tabaku: Ishte zgjedhja e tij

14:57 - 24/10/26
Protestuesit i vënë flakën koshave të mbeturinave pranë Ministrisë së Arsimit dhe hedhin gurë drejt policisë

Protestuesit i vënë flakën koshave të mbeturinave pranë Ministrisë së Arsimit dhe hedhin gurë drejt policisë

14:41 - 24/10/26
Studentët thirrje prindërve: Siç e hodhët ju diktatorin Hoxha, na ndihmoni ta hedhim edhe ne diktatorin Rama

Studentët thirrje prindërve: Siç e hodhët ju diktatorin Hoxha, na ndihmoni ta hedhim edhe ne diktatorin Rama

14:27 - 24/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com