Protestuesit e Partisë Demokratike po zhvendosen nga Kryeministria drejt Ministrisë së Arsimit, ku pritet t’u bashkohen studentëve në protestën e tyre.
Deputetja demokrate Jorida Tabaku konfirmoi mbështetjen e PD-së për studentët dhe theksoi se përfaqësuesit e opozitës do të marrin pjesë në tubimin e tyre.
Tabaku dënoi veprimet e policisë ndaj protestuesve, duke pretenduar se forcat e rendit kanë ushtruar dhunë ndaj të rinjve. Megjithatë, ajo pranoi se dhuna nuk ka vend në një shoqëri demokratike.
Sipas deputetes, reagimet e dhunshme të disa protestuesve lidhen me pakënaqësitë e grumbulluara ndër vite. Ajo pranoi se edhe opozita mund të ketë pjesën e saj të përgjegjësisë për këtë situatë.
E pyetur për mungesën e kryetarit të PD-së, Sali Berisha, në protestën kombëtare që ai vetë kishte thirrur, Tabaku tha se beson që ai ka zgjedhur të mos marrë pjesë, pa dhënë një arsye konkrete.
“PD ka protestuar për 13 vite me radhë. Sot është e gjithë Shqipëria që është ngritur në këmbë dhe në mbështetje të protestës së studentëve jemi edhe ne. PD po i bashkohet protestës së të rinjve.
Pas kësaj ne do të nisemi menjëherë drejt Ministrisë së Arsimit. Sigurisht protesta e orës 14:00 është e tyre dhe ne i mbështesim. Kam qenë edhe në cilësinë e kryetares dhe për median për të mbështeutr minorenët. Ka pasur një sulm brutal të policisë ndaj të vegjëlve. Është shumë e nevojshme që secili prej nesh të kuptojë që qeveria do të rrëzohet dhe kërkesat zbatohen kur jemi të gjithë bashkë. Sot besojmë të gjithë se e keqja më e madhe e Shqipërisë është PS.
Për mua, dhuna nuk ka vend në një shoqëri, por pas këtyre kërkesave 14-vjeçare dhe dhunës, ndoshta ashtu e kanë gjetur mënyrën.
Unë besoj që Berisha ka zgjedhur vetë të mos ishte pjesë e protestës. Ajo është thirrur nga ai, por ka zgjedhur të mos jetë prezent. Përfaqësuesit e tjerë janë këtu”, tha Tabaku.










Discussion about this post