Një pedagoge universitare pretendon se është goditur me plumb gome nga policia gjatë protestës së sotme në Tiranë, teksa po ndihmonte dy të moshuar që të pastronin sytë me ujë fiziologjik pas ekspozimit ndaj gazit lotsjellës.
Në një prononcim për median, pedagogia tregoi se prej 25 vitesh punon si profesoreshë në universitet dhe se kishte dalë në protestë vetëm për t’u ardhur në ndihmë personave që kishin nevojë.
Sipas dëshmisë së saj, goditja ndodhi në një lulishte, larg zonës ku po zhvilloheshin përplasjet mes protestuesve dhe policisë.
“Duke ndihmuar njerëzit, ja dhe plumbi i gomës. Në lulishte duke ndihmuar dy të moshuar. Unë kam dalë për të ndihmuar të gjithë ata që kanë nevojë për mua. Jam profesoreshë në universitet prej 25 vitesh. Vetëm për të ndihmuar njerëzit kam dalë, për asgjë tjetër”, u shpreh pedagogia.
Ngjarja raportohet në ditën e 12-të të protestës studentore në kryeqytet, ku policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe mjete të tjera për shpërndarjen e turmës.










Discussion about this post