Tenderi që po raportojmë, “Uniforma për nevojat e shoqërisë “Illyrian Guard” ShA” e ka fondin limit 158,297,370.00 Lekë pa TVSH. Kjo procedurë u shpall më 10 qershor 2025. “Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues perveç fituesit”, me këtë përshkrim, Open Data Albania, i ka vënë një “Flamur të kuq”, që sinjalizon riskun e korrupsionit. Në atë kohë ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ishte personazh i pushtetshëm. Prandaj, nën këtë mbrojtje, administratori Enrik Banushi veproi me shpejtësi. Kështu, më 22 shtator 2025, fituese e tenderit është shpallur Vojsava Zenelaj. Ajo është e regjistruar si person fizik me aktivitet rrobaqepsinë. Në datën e shpalljes së tenderit, Zenelaj rezulton se nuk i ka paguar taksat prej dy vjetësh. Një muaj më pas, më 1 korrik, i është hequr sekuestro nga Tatimet dhe direkt është futur në tender. Gjatë kësaj kohe, në shkelje të ligjit, Erion Veliaj, i jepte kontratat e veshjeve të Bashkisë Tiranë. Mbetet mister lidhja e saj me kryebashkiakun Veliaj, i cili i ka dhënë 12 kontrata me favorizim. Thuhet se pas saj qëndrojnë miq nga Italia të kryebashkiakut të burgosur.






Discussion about this post