Momente tensioni janë regjistruar përpara Kryeministrisë në Tiranë, ku protestuesit u kanë vënë flakën karrigeve të vendosura nga kryeministri Edi Rama si simbol i ftesës së tij për dialog me studentët.
Megjithatë, pas mbërritjes së protestuesve përpara Kryeministrisë, situata u tensionua dhe karrigeve iu vu flaka, në një veprim që shënon një tjetër refuzim simbolik të ftesës së kreut të qeverisë për dialog.
Një protestues i ulur mbi stolin e betonit para Kryeministrisë ka tërhequr vëmendjen pasi pas tij qëndron një tabelë me mbishkrimin: “Rama, zgjidh: Arrest në shtëpi ose në qeli.”










Discussion about this post