Protestuesit janë solidarizuar me Erion Vishkullin, i cili u plagos në sy gjatë protestës studentore të zhvilluar një ditë më parë në kryeqytet. Siç shihet edhe në pamje, të rinjtë kanë vendosur në mënyrë simbolike fasho në syrin e majtë.
Ky gjest vjen në shenjë solidariteti me të riun, i cili u godit me plumb gome nga policia gjatë protestës së djeshme. Pas ndërhyrjes së parë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë, Vishkulli është nisur drejt Italisë, ku do të marrë trajtim më të specializuar për dëmtimin e pësuar.
gijotina.com/










Discussion about this post