Masat ajrore të qëndrueshme do të ndikojnë kushtet atmosferike në vendin tonë, duke sjellë mot të kthjellët dhe vranësira të pakta, kryesisht në zonat malore lindore.
Parashikohet që orët e pasdites të mbeten nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta në zonat e ulëta dhe përgjatë vijës bregdetare, duke lënë gjysmën lindore të Shqipërisë me vranësira disi më të shpeshta, të cilat në skajin verilindor do të gjenerojnë reshje të pakta shiu.
Temperaturat e ajrit do të rriten, duke luhatur vlerat ditore nga 6 °C, temperatura më e ulët e shënuar në qarkun e Kukësit, deri në 24 °C, vlera maksimale, e cila do të regjistrohet në qarkun e Vlorës.
Era do të fryjë mbi mesatare, duke arritur shpejtësinë 65 km/h nga drejtimi verior-verilindor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 5 ballë.










Discussion about this post