GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Maliqi akuza SPAK-ut: Pse nuk hetohen dhuna ndaj protestuesve dhe krimet zgjedhore?

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Maliqi mbi tensionet në Theth: Kupa është mbushur! Kush luan me popullin, luan me zjarrin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-deputeti Lefter Maliqi ka ngritur shqetësimin për mungesën e hetimeve mbi dhunën ndaj studentëve dhe të rinjve gjatë protestave kundër qeverisë.

Ai vë në pikëpyetje pavarësinë e SPAK-ut dhe kërkon që përgjegjësit, pavarësisht funksionit dhe pushtetit që kanë, të përballen me drejtësinë.

Maliqi shtron pyetjen se përse nuk po hetohen pretendimet për plagosje të rënda, humbje të shikimit dhe akte dhune ndaj qytetarëve, gazetarëve, deputetëve dhe të miturve.

Ai kërkon gjithashtu sqarime për kallëzimet e depozituara, vonesat në hetime dhe çështjet që lidhen me krimet zgjedhore.

Reagimi:

SPAK, KUJT I SHËRBEN? Kush i gjakosi studentët? Kush i gjakosi të rinjtë?

Përse nuk ka nisur hetimet për Ramën, Demon dhe Skënder Hitajn lidhur me dhunën pa kriter, plagosjet, përdorimin e plumbave të gomës, aktet barbare e vandale të policisë, thyerjen e këmbëve dhe kafkave, humbjen e shikimit, shpërblimet për nxitjen e dhunës dhe përdorimin e civilëve me shkopinj druri në duar?

Përse nuk hetohet vendosja e civilëve me mikrobusë pranë selisë së PS-së dhe Ministrisë së Rendit, pa mjete identifikimi, mes policëve me uniformë, ndërsa dhunohen barbarisht studentë, gjimnazistë, burra, gra, të moshuar, gazetarë, kameramanë, deputetë dhe vajza të mitura?

SPAK-u, përse hesht përballë këtyre ngjarjeve? Përse nuk heton dhe nuk merr në pyetje përgjegjësit, pavarësisht dhjetëra provave dhe kallëzimeve që pretendohet se disponon?

SPAK-u është vërtet i pavarur apo është kthyer në një mburojë të Ramës dhe të pushtetit të tij?

Po krimet zgjedhore, përse nuk hetohen? A është SPAK-u një institucion i pavarur i drejtësisë apo po dështon në detyrën e tij për të hetuar dhe për të vënë përpara përgjegjësisë këdo që shkel ligjin, pavarësisht funksionit dhe pushtetit që ka?

A ka SPAK-u dosje dhe kallëzime të tjera të depozituara përpara protestave kundër Ramës dhe Demonit? Përse nuk hetohen? Përse zvarriten? Kush i pengon hetimet dhe kush mban përgjegjësi për çdo vonesë të pajustifikuar?

Ky vend duhet të shpëtojë nga kthetrat e krimit, bandave, oligarkëve dhe mafies! Rama fundin do e ketë shumë më keq se vëllai i tij Vuçiç!

Rinia do të jetë zëri i ndryshimit! Guximi dhe kurajoja e të rinjve do t’i hapin rrugën zgjedhjeve të lira, qeverisë teknike, drejtësisë së pavarur dhe një të ardhmeje më të mirë për vendin!

 

Etiketa: maliqiprotestuesSpak

Lajme të lidhura

Plagosja në sy e Erion Vishkullit, sekuestrohen kamerat e Bankës së Shqipërisë
Aktualitet

Plagosja në sy e Erion Vishkullit, sekuestrohen kamerat e Bankës së Shqipërisë

12:16 - 26/10/26
Transportonte 11 emigrantë kundrejt 2500 eurove për person, arrestohet 30-vjeçari në Konispol
Aktualitet

Transportonte 11 emigrantë kundrejt 2500 eurove për person, arrestohet 30-vjeçari në Konispol

12:01 - 26/10/26
Protestat studentore/ Gjykata liron tre protestues, njëri ishte arrestuar në mënyrë të paligjshme
Aktualitet

Protestat studentore/ Gjykata liron tre protestues, njëri ishte arrestuar në mënyrë të paligjshme

11:37 - 26/10/26
Para
Paraqitjet e legjionarëve/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami, Kerjota jep asist

Paraqitjet e legjionarëve/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami, Kerjota jep asist

Discussion about this post

TË FUNDIT

Plagosja në sy e Erion Vishkullit, sekuestrohen kamerat e Bankës së Shqipërisë
Aktualitet

Plagosja në sy e Erion Vishkullit, sekuestrohen kamerat e Bankës së Shqipërisë

12:16 - 26/10/26

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet në lidhje me plagosjen e Erion Vishkullit gjatë protestës së 24 tetorit. Raportohet se...

Lexo më shumë
Transportonte 11 emigrantë kundrejt 2500 eurove për person, arrestohet 30-vjeçari në Konispol

Transportonte 11 emigrantë kundrejt 2500 eurove për person, arrestohet 30-vjeçari në Konispol

12:01 - 26/10/26
Protestat studentore/ Gjykata liron tre protestues, njëri ishte arrestuar në mënyrë të paligjshme

Protestat studentore/ Gjykata liron tre protestues, njëri ishte arrestuar në mënyrë të paligjshme

11:37 - 26/10/26
Mbyllet mbledhja e PS, Rama u prezanton deputetëve paketën ligjore që ndëshkon protestuesit!

Mbyllet mbledhja e PS, Rama u prezanton deputetëve paketën ligjore që ndëshkon protestuesit!

11:28 - 26/10/26
Paraqitjet e legjionarëve/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami, Kerjota jep asist

Paraqitjet e legjionarëve/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami, Kerjota jep asist

11:27 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com