Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pak minuta më parë në fshatin Shtoj të Shkodrës, ku një person ka mbetur i plagosur.
Mësohet se i plagosuri është Taulant Hoti. Ngjarja ka ndodhur brenda një lokali të zonës.
Sipas informacioneve paraprake, të plagosurin e kanë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmë mjekësore.
Forcat e policisë janë nisur drejt vendngjarjes për të sqaruar rrethanat e plagosjes dhe për të identifikuar personat e përfshirë.
Deri tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditur gjendjen e tij shëndetësore apo motivin e ngjarjes.
Policia pritet të japë informacione të tjera pas veprimeve të para hetimore.










Discussion about this post