GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tre protestues padisin Ramën në GJKKO për shpifje dhe fyerje

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Tre protestues padisin Ramën në GJKKO për shpifje dhe fyerje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tre qytetarë, Ervin Vrioni, Beonard Prençi dhe Adgert Fejza kanë paraqitur një kërkesë për gjykim penal me akuzë ndaj kryeministrit Edi Rama, për veprat penale të “Fyerjes” dhe “Shpifjes”, .

Sipas dokumentit të datës 29 tetor 2026, të paraqitur pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, tre kërkuesit pretendojnë se janë cenuar nga deklaratat publike të Ramës më 23 tetor, gjatë një komunikimi ku ai prezantoi fotografi të personave që i lidhi me protestat në Tiranë dhe bëri deklarime për të kaluarën e tyre penale.

Sipas tyre, këto deklarime kanë cenuar nderin, dinjitetin dhe reputacionin personal e shoqëror të klientëve të tyre.

Avokati i tyre, Altin Goxhaj tha se kryeministri Edi Rama e ka për detyrë që të paraqitet në seancën e parë të GJKKO.

“Sot jemi te GJKKO për të sjellë këtu Edi Ramën, këta nuk e marrin, do ta sjellim ne. Këta nuk marrin Belindën dhe jo më Ramën. Sipas ligjit, kushdo që ka një padi për shpifje, për fyerje ka të drejtë të sjellë Edi Ramën te Gjykata Speciale.

Edi Rama ka dashur të shantazhojë qytetarët, kundërshtarët dhe e ka lënë në Kodin Penal shpifjen dhe fyerjen, jo në Gjykatë Civile.

Kjo është arsye pse tre qytetarë të ndershëm të fyer mbi të cilët është shpifur 4-5 ditë më parë nga Rama, duke i akuzuar për precedent penal që nuk ekzistojnë e kanë sjellë Ramën si për shpifjen që ka bërë edhe për fyerjen që ka bërë për ta. Këtu jemi për pjesën penale, shumë shpejt do jemi edhe për pjesën civile.

Këtu jemi me dokumentet e marra nga shteti shqiptar, që është dëshmia e penalitetit.

I vetmi që nuk e ka sjellë është Ervin Vrioni, sepse i kanë sekuestruar celularin dhe nuk mundet të marrë të e albania dëshminë e penalitetit.

Do ta kërkojmë në rrugë shkresore siç bëhej dikur. Sot kemi tre dëshmi penalitet që vërtetojnë se Rama ka shpifur dhe fyer. Rama nuk mund të shpëtojë dot pa u paraqitur, sepse ligji përcakton detyrimin e palës për tu  paraqitur në seancën e parë, pastaj të sjellë avokatë.

A do vijë Rama apo jo, këtë e dinë këta. Do bëjmë edhe kallëzim penal për atë që ka bërë atë ditë, por sot jemi për gjykatën speciale”, tha ndër të tjera Goxhaj.

 

 

Etiketa: GJKKOKryesore1padiRamaTre protestues

Lajme të lidhura

Aktiviteti i OTP-së në Rusi ngre pikëpyetje edhe për Shqipërinë: çfarë rreziqesh mund të krijojë ekspozimi i grupit?
Aktualitet

Aktiviteti i OTP-së në Rusi ngre pikëpyetje edhe për Shqipërinë: çfarë rreziqesh mund të krijojë ekspozimi i grupit?

15:16 - 29/10/26
Tensionet në Kuvend, PS kërkon përjashtimin e Berishës dhe 6 deputetëve të PD-së
Aktualitet

Tensionet në Kuvend, PS kërkon përjashtimin e Berishës dhe 6 deputetëve të PD-së

14:49 - 29/10/26
Ivi Kaso: Rama autokrat që duhet larguar, dhunon studentët dhe tallet me qytetarët
Aktualitet

Ivi Kaso: Rama autokrat që duhet larguar, dhunon studentët dhe tallet me qytetarët

14:41 - 29/10/26
Para
Ivi Kaso: Rama autokrat që duhet larguar, dhunon studentët dhe tallet me qytetarët

Ivi Kaso: Rama autokrat që duhet larguar, dhunon studentët dhe tallet me qytetarët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aktiviteti i OTP-së në Rusi ngre pikëpyetje edhe për Shqipërinë: çfarë rreziqesh mund të krijojë ekspozimi i grupit?
Aktualitet

Aktiviteti i OTP-së në Rusi ngre pikëpyetje edhe për Shqipërinë: çfarë rreziqesh mund të krijojë ekspozimi i grupit?

15:16 - 29/10/26

Ndërsa OTP Bank përballet me shqyrtim rregullator për aktivitetin e saj në Rusi dhe blerjen e Luminor Bank në Baltik,...

Lexo më shumë
Tensionet në Kuvend, PS kërkon përjashtimin e Berishës dhe 6 deputetëve të PD-së

Tensionet në Kuvend, PS kërkon përjashtimin e Berishës dhe 6 deputetëve të PD-së

14:49 - 29/10/26
Ivi Kaso: Rama autokrat që duhet larguar, dhunon studentët dhe tallet me qytetarët

Ivi Kaso: Rama autokrat që duhet larguar, dhunon studentët dhe tallet me qytetarët

14:41 - 29/10/26
Tre protestues padisin Ramën në GJKKO për shpifje dhe fyerje

Tre protestues padisin Ramën në GJKKO për shpifje dhe fyerje

14:12 - 29/10/26
Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e naftës dhe benzinës, ja me sa do të shiten

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e naftës dhe benzinës, ja me sa do të shiten

14:00 - 29/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com