Ka nisur protesta para godinës së Qeverisë së Kosovës për vrasjen e Arlinda Zekajt, 25 tetorin e kaluar, nga kunati i saj, Albert Sylaj. Protestuesit kërkojnë të hyjnë në godinë për të ndjekur konferencën e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Policia nuk po lejon hyrjen e tyre, çka ka shkaktuar tensionet dhe përplasjet e para mes protestuesve dhe efektivëve.
Dy ministrat pritet të prezantojnë gjetjet e raportit mbi vrasjen e Arlinda Zekajt, si dhe mbi trajtimin e rasteve të dhunës në familje.
Ngjarja ka ngritur pikëpyetje mbi veprimet e institucioneve, pasi Arlinda Zekaj u vra vetëm dhjetë minuta pasi ishte kthyer nga policia, ku kishte denoncuar ish-bashkëshortin për dhunë në familje.
Sipas kronologjisë së raportuar, pas kthimit nga policia, kunati i saj, Albert Sylaj, e vrau më 25 tetor.
Tashmë pritet që raporti i Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të sqarojë se si institucionet e trajtuan denoncimin, nëse morën masa mbrojtëse dhe çfarë veprimesh ndërmorën përpara vrasjes.










Discussion about this post