GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Erion Veliaj bën ndryshime në Bashkinë e Tiranës, shkarkon nga burgu dy nënkryetarët

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli i GJKKO rrëzon Erion Veliajn, kryebashkiaku mbetet në qeli
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka liruar nga detyra dy nënkryetarët, Vasilika Vjero dhe Ilir Mëngra. Ndërkohë ka emëruar në këtë post Etleva Bishën.

Bisha është një emër me përvojë në Partinë Socialiste dhe në administratën publike. Ajo ka qenë ndër themelueset e FRESH-it dhe ka marrë pjesë në reformimin e shërbimeve sociale gjatë periudhës kur Erion Veliaj drejtonte ministrinë përgjegjëse për këtë sektor.

Në vitet e fundit, Bisha ka punuar në fushën e pushtetit vendor, duke bashkëpunuar me organizata ndërkombëtare që veprojnë në Shqipëri.

Por ndryshimet në Bashkinë e Tiranës marrin edhe një dimension politik, për shkak të zhvillimeve të një dite më parë dhe përplasjes së Veliajt me institucionet shtetërore për transferimin e tij në Burgun e Fierit.

Kryebashkiaku u transferua në mënyrë të beftë në këtë institucion, ndërsa sipas raportimeve është vendosur për dhjetë ditë në regjim survejimi, në një dhomë pa dritare.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve reagoi pas transferimit, duke deklaruar se vendimi përmban informacion të klasifikuar si sekret shtetëror dhe se nuk mund të bëjë publike arsyet e masës.

Veliaj reagoi ashpër ndaj këtij qëndrimi, duke kërkuar dokumentacionin që justifikon klasifikimin e vendimit.

“U deshën 31 orë që më në fund të na thuhet se vendimi është sekret! Pra, jo vetëm që nuk na vihet në dispozicion akti, por synohet të na mohohet edhe mundësia për ta njohur, kundërshtuar dhe ankimuar efektivisht atë. Atëherë kalojmë në faqen tjetër të kësaj maskarade: nga arbitrariteti i vendimmarrjes te fshehja e saj pas sekretit shtetëror! Na vini në dispozicion autorizimin e Kryeministrit të vendit që ju autorizon si autoritet klasifikues”, deklaroi Veliaj.

Etiketa: nenkryetareshkarkimVeliaj

Lajme të lidhura

Aksident zinxhir në Unazën e Madhe, disa automjete përplasen me njëra tjetrën
Aktualitet

Aksident zinxhir në Unazën e Madhe, disa automjete përplasen me njëra tjetrën

11:05 - 30/10/26
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku paraqitet në SPAK
Aktualitet

SPAK mbyll hetimet mbi Ervis Berberin, merret i pandehur për shkelje të barazisë në tendera

10:55 - 30/10/26
Arrestohet pronari dhe drejtoresha e spitalit “Sante Plus” në Tiranë, akuzohen për mashtrim
Aktualitet

Arrestohet pronari dhe drejtoresha e spitalit “Sante Plus” në Tiranë, akuzohen për mashtrim

10:46 - 30/10/26
Para
Arrestohet pronari dhe drejtoresha e spitalit “Sante Plus” në Tiranë, akuzohen për mashtrim

Arrestohet pronari dhe drejtoresha e spitalit "Sante Plus" në Tiranë, akuzohen për mashtrim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident zinxhir në Unazën e Madhe, disa automjete përplasen me njëra tjetrën
Aktualitet

Aksident zinxhir në Unazën e Madhe, disa automjete përplasen me njëra tjetrën

11:05 - 30/10/26

Një aksident rrugor është regjistruar në Unazën e Madhe të Tiranës, ku disa automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar...

Lexo më shumë
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku paraqitet në SPAK

SPAK mbyll hetimet mbi Ervis Berberin, merret i pandehur për shkelje të barazisë në tendera

10:55 - 30/10/26
Arrestohet pronari dhe drejtoresha e spitalit “Sante Plus” në Tiranë, akuzohen për mashtrim

Arrestohet pronari dhe drejtoresha e spitalit “Sante Plus” në Tiranë, akuzohen për mashtrim

10:46 - 30/10/26
Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli i GJKKO rrëzon Erion Veliajn, kryebashkiaku mbetet në qeli

Erion Veliaj bën ndryshime në Bashkinë e Tiranës, shkarkon nga burgu dy nënkryetarët

10:13 - 30/10/26
Vrasja e Arlinda Zekajt, nis protesta në Kosovë! Përplasje me policinë para godinës së qeverisë

Vrasja e Arlinda Zekajt, nis protesta në Kosovë! Përplasje me policinë para godinës së qeverisë

09:55 - 30/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com