Policia e Lezhës ka identifikuar një nga autorët e dyshuar të një grabitjeje me armë zjarri, të ndodhur më 31 gusht 2021, në Rrugën e Kombit, në Mirditë.
Bëhet fjalë për shtetasin N. K., 36 vjeç, banues në Pukë, ndaj të cilit Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. Ai dyshohet se, në bashkëpunim me persona të tjerë, i ka vjedhur një shumë parash shtetasit A. K., duke e kërcënuar me armë zjarri.
Gjatë hetimeve, autoritetet kanë identifikuar edhe një person tjetër të dyshuar si të përfshirë në ngjarje, por për arsye hetimore nuk janë bërë publike të dhëna për identitetin e tij.
Ndërkohë, policia vijon punën për kapjen e 36-vjeçarit, dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të kenë qenë të përfshirë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.










Discussion about this post