Protestuesit në rrugën “Myslym Shyri”, ku kanë bllokuar qarkullimin duke vendosur kosha mbeturinash në mes të rrugës.
Situata në rrugët e Tiranës është përshkallëzuar, ndërsa përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë janë zhvendosur edhe në akse të tjera të kryeqytetit. Pas vendosjes së autoblindave në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, një pjesë e protestuesve janë shpërndarë drejt rrugës “Myslym Shyri” dhe rrugicave përreth.
Efektivët e policisë kanë ndërhyrë duke ndjekur qytetarët në këto zona, ndërsa është hedhur edhe një molotov në drejtim të autoblindës së policisë.
Lëvizja e protestuesve vjen pas përplasjeve me policinë, e cila përdori gaz lotsjellës dhe ujë me piper për shpërndarjen e turmës.
gijotina.com/










Discussion about this post