Sindikata e Gardës së Republikës ka reaguar pas vendimit të qeverisë për rritjen e pagave të punonjësve të Policisë së Shtetit, duke kërkuar që e njëjta vëmendje të tregohet edhe për efektivët e Gardës. Përmes një reagimi publik, sindikata u ka bërë thirrje strukturave përgjegjëse që të ndërmarrin hapa konkretë për rishikimin e pagave.
Sipas sindikatës, punonjësit e Gardës së Republikës nuk kanë marrë vlerësimin e duhur financiar që prej vitit 2001. Ata theksojnë se diferenca prej 15 mijë lekësh që dikur përfitonin në raport me institucionet e tjera të sigurisë është zhdukur, duke sjellë sipas tyre një cenim të dinjitetit ekonomik të punonjësve.
Në reagimin e saj, sindikata argumenton se natyra e shërbimit që kryejnë efektivët e Gardës kërkon një trajtim financiar të veçantë. Në përfundim, sindikata përsërit thirrjen që Garda e Republikës të mos lihet jashtë skemës së rritjes së pagave, duke kërkuar që vlerësimi financiar të jetë në përputhje me rëndësinë dhe nivelin e përgjegjësisë së këtij shërbimi.
Reagimi
Kujtesë
Struktura e Gardës së Republikës nuk mund të lihet në “harresë” financiare!
Në vijim të postimit tonë zyrtar të mëparshme; “Thirrjen për dialog në rritjen e pagës”, i rikujtojmë Sektorit të Financës dhe strukturave përgjegjëse të paraqesin urgjentisht pranë “Ministrisë së Financës” programin e rritjes së pagave për punonjësit e Gardës të detajuara.
Nuk mund të pritet më! Që nga viti 2001, Institucioni i Gardës së Republikës nuk vlerësohet siç duhet. Ajo që historikisht ka qenë një diferencë meritore prej +15,000 lekësh ndaj institucioneve tjera të sigurisë sot është shkrirë, duke cenuar dinjitetin ekonomik të punonjësve tanë.
Pse kjo rritje është e padiskutueshme?
–Profesioni ynë është gjithmonë me “vizë të kuqe”: Presioni, gatishmëria dhe vështirësia në shërbimin tonë janë maksimale në çdo sekondë.
Zero tolerancë për gabime: Në profesionin tonë nuk duhet dhe nuk ka kurrë “herë të parë” kur bëhet fjalë për cenimin apo rrezikimin e Personaliteteve të Lara Shtetërore, vendas apo të huaj. Siguria e tyre është imazhi i vetë shtetit shqiptar. Të mbrosh shtetin me jetë kërkon që edhe shteti të të vlerësojë me dinjitet. Presim reflektim dhe hapa konkretë nga strukturat përgjegjëse
gijotina.com/










Discussion about this post