Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, përmes një statusi publik ka reaguar lidhur me letrën e Erion Veliajt nga burgu, duke akuzuar kryeministrin Rama se përdor SPAK-un si instrument presioni politik, madje edhe ndaj njerëzve të tij.
Balliu thekson se akuzat e opozitës po faktohen dhe kërkon një SPAK të pavarur, që të vendosë para përgjegjësisë edhe Ramën dhe zyrtarët e tij.
Reagimi i plotë:
Letra e Veliajt, një tjetër provë e kapjes së SPAK-ut nga Rama!
Përpëlitjet e fundit të Ramës po prodhojnë çarjen e PS-së dhe po faktojnë akuzat e hershme të opozitës.
Sot shohim se Ministri i Drejtësisë, me urdhër të kryeministrit, kërcënon Veliajn se, nëse nuk bën siç i thonë, do t’i shtojnë akuzat me SPAK-un.
Pra, akuzat i vendos Edi Rama. Në burg me SPAK-un të fut Rama dhe jashtë burgut të mban Rama.
Imagjinoni çfarë ka bërë me opozitën dhe drejtuesit e saj, nga Sali Berisha te Ilir Meta, kur SPAK-un e përdor si kamzhik edhe për njerëzit e vet.
Ne duhet të punojmë për një SPAK të vërtetë, që të vendosë para përgjegjësisë edhe SPAK-istët e Ramës, bashkë me Ramën.










Discussion about this post