Makinat e votimit nuk kanë qenë në gjendje të skanojnë mbi 250,000 fletëvotime në 332 vende votimi në më shumë se 40 komuna të qarkut Weschester të Nju Jorkut.
Meqenëse fletëvotimet nuk mund të skanoheshin për shkak të asaj që një zyrtar zgjedhor i shtetit të Nju Jorkut e quajti një gabim programimi, votuesve u është kërkuar të hedhin votën e tyre në fletëvotimet e emergjencës.
Këto fletëvotime nuk do të numërohen deri në mbylljen e qendrave të votimit në orën 9 të mbrëmjes, tha Jenkins. Fletët e votimit nuk do të numërohen me dorë, por në vend të kësaj do të skanohen përmes makinës, shtoi ai.
Ekzekutivi, i cili nuk mbikëqyr bordin e zgjedhjeve të qarkut, shtoi se në këtë kohë, shteti nuk ka përcaktuar që orët e votimit duhet të zgjaten.
Jenkins sqaroi gjithashtu se qarku përdor grupe të ndryshme makinash gjatë periudhës së votimit të hershëm.
Ndërkohë republikanët defektin e kanë përdorur për të akuzuar kundërshtarët demokratë për manipulim..
gijotina.com/










Discussion about this post