GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tabaku përplaset me mazhorancën: Pa diskutuar dhunën ndaj protestuesve, nuk vijojmë me buxhetin 2027

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Tabaku përplaset me mazhorancën: Pa diskutuar dhunën ndaj protestuesve, nuk vijojmë me buxhetin 2027
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Debatet për dhunën e ushtruar gjatë protestave të fundit kanë shoqëruar mbledhjen e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, këtë të mërkurë.

Kryetarja e komisionit, Jorida Tabaku, kërkoi që përpara diskutimit të projektbuxhetit 2027 të trajtoheshin çështjet që lidhen me dhunën ndaj protestuesve, ndërsa deputetët e mazhorancës kërkuan vijimin e punës me rendin e ditës.

Në nisje të diskutimeve, Tabaku ngriti shqetësimin për mungesën e përfaqësuesve të qeverisë në komision, duke përmendur Gogun dhe Ministrin e Brendshëm, të cilin tha se e kishte kërkuar për të raportuar.

“Ky komision nuk mund të funksionojë jashtë realitetit. Gogu sot nuk është paraqitur në Komision. Kam kërkuar edhe Ministrin e Brendshëm dhe nuk ka ardhur. Kemi pasur dhunë ndaj qytetarëve, por edhe gazetarëve. Nuk mund të sillemi sikur nuk ka ndodhur asgjë. Kisha shpresuar që ta shihnim protestën si kambanë alarmi”, deklaroi Jorida Tabaku.

Tabaku u shpreh se Partia Demokratike do të çojë në Gjykatën Kushtetuese aktin normativ për tubimet, i cili parashikon masa administrative deri në 500 mijë lekë për personat me identitet të fsehur që nuk i binden urdhrit të Policisë.

Ajo e cilësoi aktin normativ si antikushtetues, duke ngritur shqetësime për respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve, si dhe për mënyrën e ndërhyrjes së Policisë gjatë protestave.

“Të drejtat e njeriut sot janë në një krizë të jashtëzakonshme dhe duhet të flasim. Qeveria ka miratuar në akt normativ që është antikushtetues dhe po them se PD do ta çojë në Gjykatën Kushtetuese. Ndërkohë qytetarët kanë filluar të ndalohen rrugëve, të merren peng nëpër rrugët e Tiranës me makina jo policie, pa policë të identifikuar. Qytetarët kanë filluar të gjobiten.

Në çfarë vendi jemi ne ku pjesëmarja në protestë vjen me gjobë. Nuk di nëse ka një vend normal, ku të marrësh pjesë në protestë, të dënohesh me gjobë.”, tha ajo.

Tabaku këmbënguli se përpara shqyrtimit të projektbuxhetit duhej të diskutoheshin çështjet që lidhen me të drejtat e njeriut dhe dhunën gjatë protestave. Ajo deklaroi se nuk do të merrte pjesë në diskutimet e tjera nëse këto shqetësime nuk trajtoheshin.

“Para se të diskutojmë buxhetin, duhet të diskutojmë për këto të drejta të njeriut. Ju nuk flisni për dhunën e ushtruar nga shteti dhe më kërkoni llogari për veprimet e PD. Nuk ndodhemi këtu prej PD. Përderisa nuk diskutohen këto çështje, nuk marr pjesë në diskutime të tjera”, deklaroi kryetarja e komisionit.

Në rendin e ditës së Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik ishin parashikuar miratimi i projekt-kalendarit të Buxhetit 2027, shqyrtimi dhe miratimi në parim i projektligjit “Për Buxhetin e vitit 2027”, me relatore Etleva Budinin, si dhe zhvillimi i një seance dëgjimore me Ministrinë e Drejtësisë.

Etiketa: DhunëKryesore1protestaTabaku

Lajme të lidhura

“Rama ka vendosur diktaturën!“ Gazeta franceze: Rinia kërkon dorëheqjen e kryeministrit dhe ka vënë pushtetin nën presion
Aktualitet

“Rama ka vendosur diktaturën!“ Gazeta franceze: Rinia kërkon dorëheqjen e kryeministrit dhe ka vënë pushtetin nën presion

12:09 - 04/11/26
I vunë tritol në makinë, pronari i “Benz”-it në Lezhë nuk është person i panjohur për policinë (Emri)
Aktualitet

I vunë tritol në makinë, pronari i “Benz”-it në Lezhë nuk është person i panjohur për policinë (Emri)

11:35 - 04/11/26
Masat anti protestë/ Policia ndëshkon 36 qytetarë me nga 50 mijë lekë pasi protestuan kundër Ramës
Aktualitet

Masat anti protestë/ Policia ndëshkon 36 qytetarë me nga 50 mijë lekë pasi protestuan kundër Ramës

11:22 - 04/11/26
Para
Masat anti protestë/ Policia ndëshkon 36 qytetarë me nga 50 mijë lekë pasi protestuan kundër Ramës

Masat anti protestë/ Policia ndëshkon 36 qytetarë me nga 50 mijë lekë pasi protestuan kundër Ramës

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Rama ka vendosur diktaturën!“ Gazeta franceze: Rinia kërkon dorëheqjen e kryeministrit dhe ka vënë pushtetin nën presion
Aktualitet

“Rama ka vendosur diktaturën!“ Gazeta franceze: Rinia kërkon dorëheqjen e kryeministrit dhe ka vënë pushtetin nën presion

12:09 - 04/11/26

“Edi Rama e ka shndërruar këtë vend në një diktaturë. Sot jetojmë në një oligarki, ku njerëzit e afërt me...

Lexo më shumë
I vunë tritol në makinë, pronari i “Benz”-it në Lezhë nuk është person i panjohur për policinë (Emri)

I vunë tritol në makinë, pronari i “Benz”-it në Lezhë nuk është person i panjohur për policinë (Emri)

11:35 - 04/11/26
Masat anti protestë/ Policia ndëshkon 36 qytetarë me nga 50 mijë lekë pasi protestuan kundër Ramës

Masat anti protestë/ Policia ndëshkon 36 qytetarë me nga 50 mijë lekë pasi protestuan kundër Ramës

11:22 - 04/11/26
Tabaku përplaset me mazhorancën: Pa diskutuar dhunën ndaj protestuesve, nuk vijojmë me buxhetin 2027

Tabaku përplaset me mazhorancën: Pa diskutuar dhunën ndaj protestuesve, nuk vijojmë me buxhetin 2027

11:08 - 04/11/26
Ina Zhupa i përgjigjet Ramës: Nëse do realisht të dëgjosh qytetarët, jep dorëheqjen!

Zhupa kërkon mbledhje urgjente për dhunën ndaj të miturve në protesta: Masat e qeverisë antikushtetuese!

10:45 - 04/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com