Policia gjobit me nga 50 mijë lekë të vjetra 36 qytetarë që protestuan kundër qeverisë Rama në Tiranë. Masat administrative janë vendosur pasi protestuesit bllokuan qarkullimin e automjeteve gjatë tubimit të zhvilluar një ditë më parë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në rrugën e Durrësit.
Sipas njoftimit të Policisë, për secilin prej 36 qytetarëve është vendosur një gjobë prej 5 mijë lekësh të reja. Policia pretendon se qytetarët nuk iu bindën thirrjeve të përsëritura të efektivëve, të bëra përmes megafonit, për lirimin e rrugës dhe normalizimin e qarkullimit.
Njoftimi i Plotë:
Tiranë Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve gjatë tubimit të djeshëm, vendosen 36 masa administrative, në zbatim të Aktit Normativ. Në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, sipas pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 36 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative.
Masat administrative janë vendosur pasi, gjatë tubimit të zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në rrugën e Durrësit, këta shtetas kanë bllokuar rrugën, duke penguar qarkullimin e mjeteve të transportit. Pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë, nëpërmjet megafonit, për lirimin e rrugës, nuk u janë bindur këtyre thirrjeve. Për secilin është vendosur masa e gjobës në vlerën 5 000 lekë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme










Discussion about this post