GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

“Nuk përkulem e nuk shantazhohem”/ Veliaj shpërthen nga burgu: Turp që Kryeministri merret me internime

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 5 min
A A
“Nuk përkulem e nuk shantazhohem”/ Veliaj shpërthen nga burgu: Turp që Kryeministri merret me internime
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar me tone të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama, duke shprehur kundërshtimin e tij ndaj asaj që e cilëson si presion politik, izolim dhe përpjekje për ta larguar nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës. Në reagimin e tij, Veliaj nuk i ka kursyer kritikat ndaj Ramës, duke e akuzuar se është përfshirë personalisht në çështjen e tij dhe se ka negociuar me prokurorët lidhur me akuzat dhe dënimin që mund të marrë.

Kryebashkiaku i arrestuar ka mohuar kategorikisht të ketë organizuar apo financuar protestat, ndërkohë i cilëson këto pretendime si sajesa dhe i krahason me gjuhën e përdorur gjatë regjimit komunist. Veliaj kundërshton edhe pretendimet për rrëzimin e rendit kushtetues dhe terrorizëm, duke ironizuar akuzat dhe duke pyetur se si mund të organizojë një gjë të tillë nga burgu.

Veliaj këmbëngul gjithashtu se nuk do të tërhiqet përballë presionit, edhe nëse dërgohet në burgun e Spaçit. Sa i përket delegimit të kompetencave në Bashkinë e Tiranës, Veliaj tha se nuk ka ndërmend ta delegojë më drejtimin e institucionit.

Kryebashkiaku thotë se gjatë 18 muajve të delegimit nuk janë realizuar investime dhe vendime të rëndësishme, duke renditur si shembuj mungesën e shkollave të reja, pemëve të mbjella dhe kredive të lëshuara. Ai thekson gjithashtu se pas rikthimit të tij në drejtimin e bashkisë janë zhbllokuar gjashtë shkolla dhe janë dhënë mbi 1,500 kredi të buta.

Veliaj ka përmendur edhe pjesën ku u tha se Rama i ka kërkuar që Bashkinë t’ia delegojë Arbër Hajdarit. Me ironi, kryebashkiaku thotë se Arbri nuk është djalë i keq, por delegimin nuk e bën. Në një pjesë të “ditarit”, Veliaj flet edhe për avokatin e tij Plarent Ndrecën, duke shpjeguar marrëdhënien e krijuar mes tyre dhe duke thumbuar socialistët e tjerë. Veliaj u drejtohet socialistëve me pyetjen se përse asnjëri prej tyre nuk shkoi në qeli për ta takuar, duke ngritur pyetjen nëse ishte vetë udhëheqësi ai që nuk ua lejoi një gjë të tillë.

Reagimi i Erion Veliajt:

Përgjigjet e mia: TG

1 – Transferim si “nder” + protestat

– E kuptoj që je veç lajmësi, jo autori – s’të vë faj ty, mbetesh miku im, pavarësisht rolit.

– Turp që KM merret vetë me internimet.

– Nëse R. mendon se duke më larguar dhe izoluar nga familja bëhet i madh – he belittles himself – dhe gardianët në burgje e tallin.

– Bëtë goditje të madhe, për të dalë kaq të vegjël, pity.

– Më çoni dhe në Spaç po deshët, nuk përkulem e nuk shantazhohem.

– Çfarë “nderi” duhet t’i njoh KM? Që negocion me prokurorët për sa akuza do kem e sa vite do marr?

– Ç’a dmth hera e fundit si baba? Kërcënim?

– Kjo e prok që thua “duan të më hanë të gjallë, e më duan të vdekur” është turp për ju që bëni këto muhabete

– Nuk jam organizator e financues as i Flamingove, as studentëve – këto janë gjepura si në kohë të Enverit! Ku është katandis shteti, gjeti armikun e brendshëm

– Kur ruaja unë Tiranën nga dhuna 54 javë digjej bashkia s’ju akuzoja ju dhe pse digjej BT me molotovë e s’lëvizi gishtin kush.

– Si mund të rrëzoj rendin kushtetues nga burgu? A jeni në vete apo e thoni të qetësohet KM? I kuptoni fjalët që thoni? Ju paska thënë dhe terrorizëm! HAHA

– Unë nuk i bie shtëpisë sime me gurë. PS jo e jo, po flas Tiranën. Jam marrë me çdo semafor, pllakë në shesh, sinjalistikë etj. më dhemb më shumë se të gjithë ju bashkia.

– Po ju s’keni nga ta dini, keni një qeveri ku asnjë ministër s’ka bërë një ditë opozitë.

– Unë isha aty në 21 janar, aty për grevën e urisë, aty në “28 janar” (e di KM sh mirë), e verën 2011 me R e lanë të gjithë vetëm.

– Ku ishin këta sot ministra? Ndaj e kanë kollaj ta gjënjejnë e helmojnë, me “armiq të brendshëm” se s’kanë as memorie, sillen si palaçot tek “rrobat e mbretit”

– Bëra dy postime politike vetëm – 1 për Hashën dhe UÇK + 1 për Vuçiçin. Nuk flisni me mua 20 muaj e ju kap tartakuti e merreni me birucat. I qëndroj postimeve, ju merruni me birucat.

– Përgjigja për KM është: Nuk i organizoj protestat, po as nuk më intimidon dot me këto sajesa që i përbuz me neveri. Fuckin’ grow up, ku ju del koha të merreni.

– Jo këtu, po në Spaç të më çoni 100 vjet nuk më përkulni dot. Ta harrojë R.

2

– Nuk e delegoj BT. E delegova 18 muaj. Mandatin ma dha GJK dhe populli i majtë e qytetar 160 mijë vota

– 0 shkolla

– 0 pemë të mbjella

– 0 investime të reja

– 0 vendime të rëndësishme

– 0 kredi të lëshuara, madje humbëm dhe Katarin te Bulevardi Ri, dhe BEI te Lana

– Në pak javë që e mora u zhbllokuan 6 shkolla në shtator, +1500 kredi të buta

– Jo se jam më i afti, po se jam zgjedhur, ndaj dhe më i përgjegjshëm

– KM premtoi do merrej vetë, po plehrat u bënë mullar, ikën socialistët dhe sollët Dash Sulën e vogël që vinte gjoba. Pse mbaruan njerëzit që sollën fitoret me PS?

– Riktheva Bashkinë te Socialistët e qytetarët; Etleva 24 karat socialiste e jona, e ndershme e aftë.

– Sadi ish prefekt e deputet socialist, me kontribute si tironc e në PS.

– Sarën që fëmijë e kam pasur në FRESSH – ka dhënë vitet më të mira në PS+BT

– PS nuk rritet nga skorjet që hedh saliu, po nga promovimi i të rinjve brenda e jashtë PS

– Ndaj hajt ta promovojmë Arbrin, s’është djalë i keq, por delegimin nuk e bëj më

– Fool me once, shame on you, Fool me twice, shame on me

3

Përgjigja për Plaron

– 20 muaj s’më latë asnjë këshilltar tjetër. Ti vetë vjen pas 2 vjetësh. Me kë të këshillohem unë? Me muret?

– A më thua që KM cakton birucat, takimet, vizitat në spital? Ç’a më thua këshillohu?

– A ju shkruajti në chat grupe për Etjenin, mos u merrni?

– Plaro m’u bë shok, mik e avokat. Para vakisë ishim bashkëpunëtorë, po ngaqë ju ikët a s’ju la udhëheqësi, mbeta veç me Plaron e tani them më mirë 1 Ii saktë se 1000 servilë kot.

– 24:00 e mbyllëm. Më solli dy libra e falenderova, ai u largua me drejtorin, unë u riktheva në qeli me paterica.

– I urova të mira e të fala, po nuk pranoj afera të paligjshme.

gijotina.com/

Etiketa: Erion VeliajKryesore1

Lajme të lidhura

Policët “Shqiponja” para Kryeministrisë me spraj me piper ndaj protestuesve, pasojat i vuajnë edhe vetë efektivët
Breaking Views

Policët “Shqiponja” para Kryeministrisë me spraj me piper ndaj protestuesve, pasojat i vuajnë edhe vetë efektivët

19:40 - 04/11/26
“Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Protestuesit bllokojnë furgonin e policisë, efektivët hedhin spraj me piper
Breaking Views

“Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Protestuesit bllokojnë furgonin e policisë, efektivët hedhin spraj me piper

19:29 - 04/11/26
Përplasje para Kryeministrisë/ Refuzuan të merrnin fletën e gjobës, shoqërohen Edison Lika dhe Dritan Goxhaj, qytetarët dalin para furgonit të policisë
Breaking Views

Përplasje para Kryeministrisë/ Refuzuan të merrnin fletën e gjobës, shoqërohen Edison Lika dhe Dritan Goxhaj, qytetarët dalin para furgonit të policisë

18:58 - 04/11/26

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Nuk përkulem e nuk shantazhohem”/ Veliaj shpërthen nga burgu: Turp që Kryeministri merret me internime
Breaking Views

“Nuk përkulem e nuk shantazhohem”/ Veliaj shpërthen nga burgu: Turp që Kryeministri merret me internime

19:54 - 04/11/26

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar me tone të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama, duke shprehur kundërshtimin e tij...

Lexo më shumë
Policët “Shqiponja” para Kryeministrisë me spraj me piper ndaj protestuesve, pasojat i vuajnë edhe vetë efektivët

Policët “Shqiponja” para Kryeministrisë me spraj me piper ndaj protestuesve, pasojat i vuajnë edhe vetë efektivët

19:40 - 04/11/26
“Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Protestuesit bllokojnë furgonin e policisë, efektivët hedhin spraj me piper

“Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Protestuesit bllokojnë furgonin e policisë, efektivët hedhin spraj me piper

19:29 - 04/11/26
Përplasje para Kryeministrisë/ Refuzuan të merrnin fletën e gjobës, shoqërohen Edison Lika dhe Dritan Goxhaj, qytetarët dalin para furgonit të policisë

Përplasje para Kryeministrisë/ Refuzuan të merrnin fletën e gjobës, shoqërohen Edison Lika dhe Dritan Goxhaj, qytetarët dalin para furgonit të policisë

18:58 - 04/11/26
Ushqimet e importit më të lira, por në tregjet e pakicës çmimet vetëm rriten!

Inflacioni rëndon xhepat e qytetarëve, por mbush arkën e shtetit me 5.4 miliardë lekë

15:31 - 04/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com