GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dosja Agasi-Hyseni/ Nga informacionet për provat e sekuestruara te ndihma gjatë arratisë dhe rrjeti ndërkombëtar, zbardhen detajet e reja të SPAK

në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 6 min
A A
Dosja Agasi-Hyseni/ Nga informacionet për provat e sekuestruara te ndihma gjatë arratisë dhe rrjeti ndërkombëtar, zbardhen detajet e reja të SPAK
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 Prokuroria e Posaçme dyshon se Ergys Agasi kishte krijuar dhe vënë në funksion një rrjet kontaktesh ndërkombëtare, të cilat mund të përdoreshin në interes të grupit kriminal që dyshohet se drejtohej prej tij. SPAK ka analizuar komunikimet e Agasit me dy shtetas izraelitë, duke i konsideruar ato si elemente që tregojnë rrezikun e mundshëm të arratisjes së ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, në rast se ajo do të lihej e lirë.

Në këto biseda, Agasi dyshohet se u fliste bashkëbiseduesve për marrëdhënien e afërt që kishte me Hysenin. Në një mesazh të datës 22 gusht, drejtuar një shtetasi izraelit të regjistruar në telefon si Shalev Israel, ai i shkruante se e kishte shoqe të ngushtë drejtuesen e shërbimit sekret.

Ndërsa në një komunikim tjetër, të datës 6 gusht, përmes aplikacionit Signal, Agasi i shkruante izraelitit Srulik Einhorn Koces lidhur me ndërhyrjen e pretenduar të drejtoreshës së shërbimit sekret, e cila sipas tij do të takohej me një person dhe do t’i paraqiste prova kundër prokurorit.

Për SPAK, kontaktet ndërkombëtare të Agasit mund të krijonin mundësi për fshehjen ose largimin e Hysenit jashtë vendit, nëse ajo nuk do të ishte nën masën aktuale të arrestit në shtëpi.

Në një prej mesazheve të zbuluara në celularin e Agasit, në momentin e arrestimit, ai i shkruan shtetasit izraelit Shalev I.:E kam shoqe të ngushtë shefen e shërbimit sekret.

Në një tjetër komunikim, dërguar shtetasit izraelit Srulik E.K., Agasi shkruan se drejtoresha e shërbimit sekret do të takohej me të dhe do t’i paraqiste prova lidhur me një çështje që, prokurori po e ndiqte për interesa të tjera.

“Komunikimet e ndërmjetësuara nga Ergys Agasi me shtetas të huaj, (të identifikuar me pseudonimet Shalev Israel dhe Srulik Einhorn Koces), të cilët përmenden në lidhje me çështje që kanë të bëjnë me drejtuesen e shërbimit sekret, tregojnë arsyeshëm praninë e një rrjeti ndërkombëtar në funksion të interesave të grupit kriminal, rrjet ky që rrit shkallën konkrete të rrezikut se Znj. Hyseni, po të mbetej në gjendje të lirë, do të kishte akses të privilegjuar ndaj kanaleve të largimit apo të fshehjes që janë jashtëkontrollit efektiv të organeve proceduese”, thuhet në një pjesë të dosjes.

Hyseni akuzohet për “nxjerrje të sekretit shtetëror” dhe “përkrahje të autorit të krimit”. Katër ditë para se ti komunikohej masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, Hyseni ishte pyetur në Prokurorinë e Posaçme si person në dijeni për lidhjet me Ergys Agasin, biznesmenin e arrestuar më 26 gusht për aferën e AKSHI-t.

Ajo kishte pranuar kontaktet me Agasin, duke thënë se qëllimi ka qenë për shkak të detyrës së saj, por mesazhet tregojnë të kundërtën që thotë ish-kreu i SHISH. Por, gjatë kontrolleve të 22 korrikut në “Equos Resort”, SPAK kishte gjetur 9 faqe dokumente të dyshuara të dhëna sekrete shtetërore dhe qindra komunikime të Hysenit me Agasin.

Gjatë një seanca vetë Agasi kishte pranuar se i kishte lënë dokumentat në makinëme qëllim që t’i gjente SPAK. Nga komunikimet e zbuluara në celular të Agasit dhe Vlora Hysenit, nga fundi i qershorit deri më 26 gusht kur ai u arrestua në Durrës, tregojnë një lidhje shumë më të afërt, ndryshe nga ata që thonë “bashkëpunëtor”.

Kryekamarieri prane vilave qeveritare

Embro Sulejmani, i cili punonte si kryekamerier në një lokal pranë rezidencës qeveritare në Durrës, dyshohet se ka ndihmuar Ergys Agasin të qëndronte në arrati. Kjo duke e transportuar me automjet dhe duke koordinuar lëvizjet e tij. Bëhet me dije se pak ditë para arrestimit të Agasit, Sulejmani mbante kontakte me të për vendndodhjen, oraret dhe mënyrën e lëvizjes në qytetin e Durrësit.

Hetimet tregojnë se Sulejmani dyshohet se monitoronte edhe hyrjet dhe daljet në zonën e Vilave Qeveritare, ku Agasi disponon një vilë. Një zonë kjo që ruhet nga Garda e Republikës. Komunikimet mes tyre, tregojnë për një ndihmë që nuk ishte e rastësishme, por e organizuar dhe e vazhdueshme.

Një tjetër detaj që ka tërhequr vëmendjen e hetuesve lidhet me një bisedë të zhvilluar pak orë pas arrestimit të Agasit. Në këtë komunikim, Sulejmani shprehte lehtësim që nuk ishte kapur edhe ai bashkë me biznesmenin. Për hetuesit, kjo bisedë përbën një tregues se Sulejmani e kishte transportuar Agasin gjatë kohës që ai ishte në arrati. Për këtë arsye, ndaj tij është ngritur akuza për përkrahje të autorit të krimit

Shefi i Policise Shkencore i dergonte provat Agasit

Detaje të reja nga hetimet e SPAK për Ergys Agasin janë bërë publike, ku në fokus janë komunikimet e tij me Fatjon Kalluçin, shefin e sektorit të laboratorit të Policisë Shkencore, lidhur me provat e sekuestruara në automjetin e tij. Bëhet me dije se në muajin gusht, përpara arrestimit të Agasit, Kalluçi dyshohet se i ka dërguar tre fotografi nga ekspertiza e automjetit tip “Land Rover Defender”, i sekuestruar gjatë kontrolleve në Equos Resort.

Gjatë kontrolleve, SPAK kishte gjetur në automjet nëntë faqe me dokumente sekrete të SHISH. Sipas hetimeve, Kalluçi dyshohet se e informonte Agasin se provat ishin dërguar të paketuara në laborator, ku do t’i nënshtroheshin ekzaminimeve për gjurmë ADN-je. Nga ana tjetër, Agasi kërkonte informacion se kur ishte kontrolluar automjeti dhe çfarë dokumentacioni ishte mbajtur për sendet e gjetura brenda tij.

Në komunikimet e bëra publike, Kalluçi i sqaronte se këqyrja e automjetit nuk ishte kryer nga laboratori, por drejtpërdrejt nga hetuesit. Ai i kishte bërë të ditur gjithashtu se do të kërkonte procesverbalin e këqyrjes për t’ia dërguar.

Një akt-ekspertimi për makinën “Land Rover Defender”, i kryer me kërkesë të SPAK nga Policia Shkencore, ka mbëritur në aplikacionin “Signal” të Ergys Agasit në muajin Gusht 2026.

Makina lukzose ngjyrë e zezë e sekuestruar në 22 Korrik 2026 nga BKH-ja në garazhin e Vilës së Ergys Agasit pranë një resorti privat, është urdhëruar që t’i nënshtrohet ekspertimit daktiloskopik për sigurimin e gjurmëve të gishtave, AND-s, fijeve të flokëve dhe krahasimin e makinës me pamjet e mjetit tip “Land Rover Defender” që u përdor në rrëmbimin në mes të ditës të biznesmenit të kompanisë ABS, Gerond Meçe.

Teksa policia shkencore ka kryer veprimet dhe ka dalë me një konkluzion përfundimtar pas përfundimit të ekspertizës, një kopje e dokumentit i është dërguar si kthim përgjigje Prokurorisë së Posaçme SPAK. Ky detaj i rrjedhjes së ekspertizës në telefonin e Ergys Agasit, është raportuar qysh në 24 Nëntor 2026 nga gazetari Elton Qyno.

Por tashmë ky detaj del edhe në dosjen e prokurorisë së posaçme SPAK, ku evidentohet se Ergys Agasi është njohur më parë me aktin-ekspertimit të policisë shkencore, se sa SPAK-u që e kishte kërkuar këtë gjë për dobi të hetimit.

Agasi u arrestua në datën 26 Gusht 2026 në qytetin e Durrësit dhe pikërisht në makinën e tij, u kap dhe telefoni i tij.

Policia dhe BKH-ja që kreu arrestimin sekuestroi disa telefona në makinë. Nga përmbajtja e komunikimeve të datave 3 dhe 4 Gusht 2026, Kalluci, rezulton ti ketë dërguar Ergys Agasit me mesazhe në telefon fotografi të fletëve origjinale të Aktit të Ekspertimit të provave materiale, të sekuestruara brenda mjetit me targa GG 444AA, përpara se ky akt të protokollohej zyrtarisht dhe t’i dërgohej Prokurorisë së Posaçme.

Sipas SPAK ky akt, rezulton i protokolluar më pas nga Instituti i Policisë Shkencore me shkresën nr. 4358, datë 6 Gusht 2026, duke i dhënë njëkohësisht shpjegime mbi rrethanat e kryerjes së këqyrjes së mjetit dhe të provave, si dhe komente mbi mundësinë e mospranimit të tyre si provë në gjyq.

Fotot nga akti i ekspertimit të dërguara nëpërmjet platformës “Signal”, përputhen plotësisht me ato të administruara më vonë në aktin e ekspertimit.

Nga këqyrja në rubrikën “Images”, “DCIM” konstatohen këto foto të cilat janë njësoj me fletët origjinale të Akteve të Ekspertimit të provave materiale të sekuestruara brenda mjetit me targa “GG 444 AA”, të protokolluar nga Instituti i Policisë Shkencore me shkresën nr. 4358, datë 06.08.2026.

Konkretisht në mesazhet që shkëmbejnë ndërmjet tyre personat nën hetim, Ergys Agasi dhe Fatjon Kalluci:

Ergys Agasi: Kur është bërë kqyrja e defenderit gg444aa jo range vishnje…

Kalluçi: Këto kanë qënë brenda sipas këtyre Photo. Këto ka pas vendime vetë si prova kur ka ardh tek ne për ekspertim.

Kalluçi: Po besoj do kenë mbajt ndonjë procesverbal kur kanë bërë kqyrje të mjetit.

Ergys Agasi: Ok e kuptoj ajo pastaj e hedh posht me avokat nuk pranohen ne gjykat si prova pastaj

Kalluçi i dërgon Ergys Agasit një fotografi dhe më pas i shkruan si më poshtë vijon:

…Këto janë të tjerat që janë gjet si objekte.

Ergys Agasi: Një dosje plastike e sajo sr.

Kalluçi: Nuk e di vlla ça të them se kqyrja sështë bërë tek ne e kane bërë vetë ata. Ata na sollën këto prova të paketuara vetëm për të bërë ekzaminimin për të nxjer gjurmët AND-së, ku se si e dinë ata. Po të shof nëse gjej gjë e të nis procesverbalin.

Më tej në dosjen e SPAK flitet se ata flasin në telefonatë dhe më tej, Ergys Agasi i shkruan sërisht Kalluçit duke thënë:

E mo vlla si je…? O vlla, ore shife njëherë vetë mundësin nëse ke ndonjë verdallë këto ditë, ti jap ndonjë drekë këtyre shokëve na haroj fare ai shoku.

O vlla…

Kryhen dy telefonata: O vlla ca bëre si të kam?

Sot do i kem për darkë në Durrës ata shokët…

gijotina.com/

Etiketa: Ergys AgasiKryesore1Vlora Hyseni

Lajme të lidhura

“Mungojnë barnat në spitale”/ KE: Qytetarët paguajnë nga xhepi mbi 48% të shpenzimeve
Breaking Views

“Mungojnë barnat në spitale”/ KE: Qytetarët paguajnë nga xhepi mbi 48% të shpenzimeve

19:32 - 05/11/26
Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave të policisë
Breaking Views

Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave të policisë

19:25 - 05/11/26
Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së
Breaking Views

Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së

18:00 - 05/11/26
Para
Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave të policisë

Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave të policisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Mungojnë barnat në spitale”/ KE: Qytetarët paguajnë nga xhepi mbi 48% të shpenzimeve
Breaking Views

“Mungojnë barnat në spitale”/ KE: Qytetarët paguajnë nga xhepi mbi 48% të shpenzimeve

19:32 - 05/11/26

Komisioni Europian evidenton një sërë problematikash në sistemin shëndetësor shqiptar, duke vënë në dukje kostot e larta që përballojnë qytetarët,...

Lexo më shumë
Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave të policisë

Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave të policisë

19:25 - 05/11/26
Dosja Agasi-Hyseni/ Nga informacionet për provat e sekuestruara te ndihma gjatë arratisë dhe rrjeti ndërkombëtar, zbardhen detajet e reja të SPAK

Dosja Agasi-Hyseni/ Nga informacionet për provat e sekuestruara te ndihma gjatë arratisë dhe rrjeti ndërkombëtar, zbardhen detajet e reja të SPAK

19:13 - 05/11/26
Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së

Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së

18:00 - 05/11/26
Ndihmuan për zhdukjen e Ervis Martinajt dhe vrasjen e Erigers Mihasit, SPAK jep pretencën për Leonard Dukën dhe Drianto Bardhin

Ndihmuan për zhdukjen e Ervis Martinajt dhe vrasjen e Erigers Mihasit, SPAK jep pretencën për Leonard Dukën dhe Drianto Bardhin

16:52 - 05/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com