Protesta studentore kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama vijon të shoqërojet me bojkotin e mësimit në disa Universitete.
Prej disa javësh, të rinjtë janë angazhuar në protesta dhe marshime në Tiranë, duke u ndalur në fakultete të ndryshme për të kërkuar mbështetjen e studentëve të tjerë dhe zgjerimin e lëvizjes.
Gjatë protestave, studentët kanë bërë thirrje për ndërprerjen e mësimit dhe bashkimin me kauzën e tyre.
Marshimet janë zhvilluar në ambientet e Universitetit të Arteve, Fakultetit të Drejtësisë, Fakultetit Ekonomik dhe Universitetit Politeknik, ndërsa edhe ditën e sotme pritet të vijojë bojkoti.
Deri më tani studentët e kanë refuzuar ftesën për dialog të Ramës, duke këmbëngulur se largimi i tij nga detyra është kërkesa kryesore e protestës.










Discussion about this post