GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Çështja Balluku ngre pikëpyetje” DW: Korrupsion sistematik brenda qeverisë, përparimi i Shqipërisë shihet me skepticizëm

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
“Çështja Balluku ngre pikëpyetje” DW: Korrupsion sistematik brenda qeverisë, përparimi i Shqipërisë shihet me skepticizëm
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në raportin e publikuar më 4 nëntor, Komisioni Evropian e rendit Shqipërinë ndër vendet më të avancuara në procesin e zgjerimit, pas Malit të Zi. Shqipëria ka hapur të gjithë 33 kapitujt e negociatave dhe ka mbyllur përkohësisht katër prej tyre. Brukseli e quan objektivin për përfundimin e negociatave në vitin 2027 „ambicioz, por të arritshëm“, me kusht që të vazhdojnë reformat dhe dialogu politik.

Milan Nič, ekspert në Këshillin Gjerman për Marrëdhëniet me Jashtë (DGAP), e konsideron afatin 2027 tepër ambicioz.

„Edhe pse qeveria shqiptare dëshiron t’i mbyllë të gjithë kapitujt deri në fund të vitit 2027, unë mendoj se ky është një objektiv tepër ambicioz“, thotë ai për DW. Sipas Nič, fundi i vitit 2028 do të ishte një objektiv më realist dhe më i realizueshëm. Për këtë ai jep dy arsye.

Së pari, Shqipëria ka ecur shpejt me hapjen e negociatave, por zbatimi i reformave kërkon kohë. Ndryshe nga Mali i Zi, që ka pasur vite për të përgatitur administratën, Shqipëria duhet të përmbushë shumë kërkesa brenda një periudhe më të shkurtër.

„Nëse dëshiron të ndryshosh mënyrën se si funksionon shteti dhe ta përshtatësh atë me kuadrin rregullator të BE-së, nuk mund ta bësh këtë thjesht duke rishkruar ligjet.“

Së dyti, një proces tepër i nxituar mund të ngjallë dyshime te shtetet anëtare. Ato duhet të binden se reformat janë zbatuar realisht. Për Nič, besueshmëria e procesit është po aq e rëndësishme sa shpejtësia e tij.

SPAK: Dëshmi e suksesit apo alarm për korrupsionin?

Por pikërisht kjo besueshmëri është vënë në pikëpyetje. Sipas burimeve diplomatike të DW-së në Berlin, çështja Balluku, protestat dhe mënyra se si qeveria i ka trajtuar ato janë arsyet pse përparimi i Shqipërisë shihet me më shumë skepticizëm sesa në raportin e Komisionit Evropian.

Komisioni vlerëson reformën në drejtësi dhe hetimet e SPAK-ut kundër korrupsionit të nivelit të lartë. Por „fryma e raportit është shumë më pozitive se ç’është situata në të vërtetë në terren“, thotë Arnisa Tepelija, studiuese e shtetit të së drejtës pranë organizatës Democracy Reporting International në Berlin.

Tepelija, e cila ka punuar edhe në projekte të BE-së kundër korrupsionit në Shqipëri, kritikon pikërisht këtë mospërputhje. Ajo i vlerëson rezultatet e reformës në drejtësi dhe punën e SPAK-ut, por kërkon që BE-ja të shohë përtej hetimeve individuale.

„Kur këto investigime nxjerrin në pah korrupsion sistematik brenda qeverisë, atëherë duhet të adresohet edhe kjo në mënyrë sistematike nga Bashkimi Evropian.“

Në fakt, sipas burimeve të DW-së, si në Berlin ashtu edhe në Bruksel, këto probleme trajtohen në bisedime pas dyerve të mbyllura. Por Tepelija e vë në dyshim këtë qasje. Sipas saj, diplomacia pas dyerve të mbyllura rrezikon t’u shërbejë më shumë qeverive sesa qytetarëve.  Sipas Tepelijës, një nga dobësitë e politikës së BE-së është mungesa e një lidhjeje të drejtpërdrejtë me qytetarët që duhet të përfitojnë nga reformat. Kur shqetësimet e tyre nuk dëgjohen, dobësohet edhe presioni ndaj qeverive për ndryshime të thella. „Lëvizjet dhe mobilizimi civil në Shqipëri po përpiqen t’i thonë diçka qeverisë dhe do të donin shumë ta kishin Bashkimin Evropian nga ana e tyre, në mënyrë që të ushtrohej trysni mbi qeverinë për llogaridhënie.“

Sipas Arnisa Tepelijës, kjo qasje e BE-së ushqen „stabilokracinë“ dhe nuk ndihmon transformimin e vërtetë demokratik të vendit. Por Milan Nič sheh edhe një pengesë tjetër për ndryshimin politik në Shqipëri: mungesën e një opozite të besueshme.

„Problemi i Shqipërisë është edhe mungesa e një opozite të besueshme, një opozite që mund të hyjë realisht në zgjedhje, edhe në zgjedhje të parakohshme. Shqetësimi im është se zgjedhjet e parakohshme parlamentare mund të përfundonin pak a shumë me të njëjtën situatë, me të njëjtën shumicë në parlament.“

Kështu, pakënaqësia e qytetarëve nuk përkthehet domosdoshmërisht në një alternativë politike. Por kjo nuk e pakëson përgjegjësinë e qeverisë për t’iu përgjigjur protestave.

„Mënyra se si qeveria do t’i trajtojë protestat do të ndiqet në kryeqytetet evropiane“, paralajmëron Nič.

Komisioni rekomandon, shtetet anëtare vendosin

Dhe pikërisht qëndrimi i shteteve anëtare do të jetë vendimtar për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Edhe nëse Komisioni Evropian jep një vlerësim pozitiv, ai nuk garanton pranimin e vendit në Bashkim. Këtë e tregon shembulli i Malit të Zi, vendit më të avancuar në negociata, anëtarësimi i të cilit ende nuk është i sigurt. Komisioni e konsideron të mundur mbylljen e kapitujve të mbetur të Malit të Zi në vitin 2026. Megjithatë, mosmarrëveshjet me Kroacinë kanë treguar se një shtet anëtar mund ta ngadalësojë procesin.

Gjermania kërkon që procesi të ecë sa më shpejt, mundësisht përpara zgjedhjeve presidenciale në Francë në vitin 2027. Mali i Zi mund të shërbejë si prova e parë për aftësinë e BE-së për ta çuar përpara zgjerimin. Për Shqipërinë, vjen më shumë në diskutim  mundësia e integrimit gradual, një qasje e mbështetur nga Gjermania dhe Franca. Ajo parashikon afrimin hap pas hapi të vendeve kandidate me BE-në, përpara anëtarësimit të plotë.

Ndoshta ky integrim gradual mund t’i japë Shqipërisë më shumë kohë për të ndryshuar jo vetëm ligjet, por edhe diçka që nuk shkruhet në letër, por ndihet nga qytetarët që jetojnë dhe punojnë atje: kulturën institucionale. „Kultura institucionale nuk pranon disencë akoma në Shqipëri“, thotë Arnisa Tepelija, dhe kërkon më shumë autonomi, mendim kritik dhe përgjegjësi për nëpunësit, në vend të bindjes ndaj eprorëve. Sipas saj, suksesi i integrimit nuk matet vetëm me kapitujt e mbyllur, por me ndryshimet që qytetarët ndiejnë në jetën e përditshme./DW

 

Etiketa: korrupsionKryesore1perparimShqiperi

Lajme të lidhura

Fier/ Gjendet një person i pajetë pranë spitalit “Memorial”
Aktualitet

Shpërndanin drogë pranë shkollave në Fier, 4 persona në pranga dhe një në kërkim

09:06 - 06/11/26
Gjendet një person i pajetë në Shkozet të Durrësit, përballë Gjykatës së Apelit
Aktualitet

Gjendet një person i pajetë në Shkozet të Durrësit, përballë Gjykatës së Apelit

08:34 - 06/11/26
21 ditë protestë kundër Ramës, studentët do të organizohen përsëri në orën 12:00: Pa dorëheqje nuk ndalojmë
Aktualitet

Studentët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, vijon bojkoti në Universitete

08:30 - 06/11/26
Para
Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?

Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?
Kosovë & Rajon

Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?

09:38 - 06/11/26

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA ndryshuan raportin e forcave në Kongres, një zhvillim që mund të ndikojë edhe në politikën...

Lexo më shumë
“Çështja Balluku ngre pikëpyetje” DW: Korrupsion sistematik brenda qeverisë, përparimi i Shqipërisë shihet me skepticizëm

“Çështja Balluku ngre pikëpyetje” DW: Korrupsion sistematik brenda qeverisë, përparimi i Shqipërisë shihet me skepticizëm

09:23 - 06/11/26
Fier/ Gjendet një person i pajetë pranë spitalit “Memorial”

Shpërndanin drogë pranë shkollave në Fier, 4 persona në pranga dhe një në kërkim

09:06 - 06/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:55 - 06/11/26
Gjendet një person i pajetë në Shkozet të Durrësit, përballë Gjykatës së Apelit

Gjendet një person i pajetë në Shkozet të Durrësit, përballë Gjykatës së Apelit

08:34 - 06/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com