Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, ka prezantuar prioritetet kryesore të angazhimit të tij diplomatik gjatë mandatit në Tiranë.
Përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetin social X nga Ambasada Amerikane, Wendt bëri të ditur se synon të zhvillojë takime dhe bisedime me përfaqësues të politikës shqiptare dhe qytetarë, me qëllim forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.
Ambasadori theksoi se gjatë punës së tij do të synojë jo vetëm të vijojë format tradicionale të bashkëpunimit, por edhe të promovojë ide dhe qasje të reja për të çuar përpara marrëdhëniet shqiptaro-amerikane.
Në mesazhin e tij, Wendt identifikoi tri fusha kryesore ku do të përqendrohet puna e tij, duke i cilësuar ato si prioritete me përfitim të ndërsjellë për Shtetet e Bashkuara dhe Shqipërinë.
“Mezi pres të takohem me përfaqësues të politikës dhe qytetarë shqiptarë. Së bashku do të diskutojmë mënyrat tradicionale dhe do të krijojmë qasje të reja dhe krijuese për të bashkëpunuar në mënyrë efektive për të ardhmen, duke u përqendruar në tri fusha prioritare me përfitim të ndërsjellë për SHBA-në dhe Shqipërinë: e para, të bëhemi më të fortë; e dyta, të bëhemi më të begatë; e treta, të bëhemi më të sigurt”, u shpreh ambasadori amerikan.
Takimet me përfaqësuesit politikë dhe qytetarët shqiptarë pritet të jenë pjesë e rëndësishme e përpjekjeve për të konkretizuar këto objektiva gjatë mandatit të tij në Tiranë.
🇦🇱 Njihuni me Eric Wendt, Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri! Ndiqni mesazhin e tij, teksa ndan prioritetet për t’i bërë të dyja vendet tona më të forta, më të begata dhe më të sigurta.
🇺🇸 Meet Eric Wendt, the U.S. Ambassador to Albania! Watch as he shares his priorities for making both our nations stronger, more prosperous, and safer.
— U.S. Embassy Tirana (@USEmbassyTirana) November 6, 2026










Discussion about this post