GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Raporti i KE-së/ Shoqata e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve: Të ndalen presionet politike dhe ndërhyrjet në drejtësi!

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Krerët e SPAK, KLP, KLGJ dhe ILD i kërkojnë Kuvendit ndryshimin e 7 ligjeve bazë të gjyqësorit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve kanë reaguar pas publikimit të Raportit 2026 të Komisionit Europian për Shqipërinë, duke kërkuar ndalimin e ndërhyrjeve politike dhe sulmeve ndaj magjistratëve.
Në deklaratën e përbashkët, shoqatat vlerësojnë progresin e bërë në reformën në drejtësi dhe përfundimin e procesit të vettingut, por theksojnë se vijojnë përpjekjet e zyrtarëve publikë dhe politikanëve për të ushtruar ndikim të papërshtatshëm mbi institucionet e drejtësisë.

Një tjetër shqetësim i ngritur lidhet me sigurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve, mungesën e reagimit të mjaftueshëm institucional pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në tetor 2025, si dhe konfliktin për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese mbi pagat, që solli bllokimin e buxheteve të gjyqësorit dhe mospagimin e pagave të gushtit.

Raporti evidenton gjithashtu mungesën e magjistratëve dhe personelit mbështetës, ngarkesën e lartë të gjykatave e prokurorive dhe kapacitetet e pamjaftueshme për hetimet financiare dhe çështjet komplekse.

Reagimi:

DEKLARATË E PËRBASHKËT

me rastin e publikimit të Raportit 2026 të Komisionit Europian për Shqipërinë

Raporti 2026 i Komisionit Europian, i publikuar më 4 nëntor 2026, vlerëson se Shqipëria ka bërë progres të mirë në funksionimin e gjyqësorit dhe se përfundimi i vettingut ka forcuar më tej pavarësinë, llogaridhënien dhe integritetin. Ky progres është arritur falë punës së përditshme të gjyqtarëve dhe prokurorëve, shpesh në kushte të vështira. Por raporti tregon qartë edhe atë që mbetet pa zgjidhje.

Komisioni evidenton se kanë vijuar përpjekjet e zyrtarëve publikë dhe politikanëve, përfshirë në nivelet më të larta, për të ushtruar ndikim të papërshtatshëm mbi institucionet e drejtësisë, si dhe sulmet personale ndaj magjistratëve. Konflikti për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese mbi pagat solli bllokimin e buxheteve të gjyqësorit dhe mospagimin e pagave të gushtit, një situatë që raporti e cilëson të paprecedentë. Raporti thekson se reforma e pagave duhet të respektojë standardet e CEPEJ-it, parimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të përfshijë konsultime kuptimplota me gjyqësorin.

Raporti konstaton mungesë progresi në garantimin e standardeve të sigurisë për gjyqtarët dhe prokurorët. Tetë magjistratë janë vendosur në mbrojtje: gjashtë prokurorë dhe dy gjyqtarë. Sipas raportit, vrasja e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Tiranë, Astrit Kalaja, në tetor 2025, nuk u pasua nga një reagim i mjaftueshëm i gjykatave, autoriteteve shtetërore dhe këshillave për garantimin e sigurisë së gjyqësorit në të gjitha nivelet.

Gjykatat dhe prokuroritë në nivel rrethi vijojnë të punojnë nën kufizime të rënda, me ngarkesë të lartë dhe personel të kufizuar. Për prokuroritë e rretheve, raporti shënon edhe kapacitete të pamjaftueshme për hetimet financiare dhe çështjet komplekse, dhe rekomandon që forcimi i tyre të jetë përparësi. Mungesa e magjistratëve dhe e personelit mbështetës, si dhe vonesat në sistemin elektronik të menaxhimit të çështjeve, vazhdojnë të ndikojnë në cilësinë dhe eficiencën e drejtësisë.

Ne, Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë dhe Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, u kërkojmë institucioneve përgjegjëse që rekomandimet e raportit të zbatohen pa vonesë: të ndalen ndërhyrjet dhe sulmet ndaj magjistratëve, reforma e pagave të hartohet në konsultim të vërtetë me gjyqësorin, të merren masa konkrete për sigurinë e gjykatave dhe prokurorive, dhe sistemi i drejtësisë të pajiset me burimet njerëzore e teknike që i nevojiten.

Një drejtësi e pavarur kërkon magjistratë të sigurt, të respektuar dhe të lirë nga presionet. Kjo është përgjegjësi e të gjitha institucioneve.

Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë

Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë

Tiranë, 5 nëntor 2026

Progres-raporti/ Reagon Shoqata e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve: Të ndalen ndërhyrjet dhe sulmet politike ndaj magjistratëve!

Etiketa: drejtesigjyqtarepresion

Lajme të lidhura

Bllokuan bulevardin “Dëshmorët e Kombit” gjatë protestës, policia gjobit edhe 12 qytetarë
Aktualitet

Bllokuan bulevardin “Dëshmorët e Kombit” gjatë protestës, policia gjobit edhe 12 qytetarë

11:16 - 06/11/26
Një ditë pas dhunës barbare/ Reagon Elton Tozaj: Një mesazh për ata që tentuan të më mbyllin gojën!
Aktualitet

Një ditë pas dhunës barbare/ Reagon Elton Tozaj: Një mesazh për ata që tentuan të më mbyllin gojën!

11:05 - 06/11/26
Ardit Gjebrea paraqitet në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion
Aktualitet

Ardit Gjebrea paraqitet në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion

10:40 - 06/11/26
Para
Një ditë pas dhunës barbare/ Reagon Elton Tozaj: Një mesazh për ata që tentuan të më mbyllin gojën!

Një ditë pas dhunës barbare/ Reagon Elton Tozaj: Një mesazh për ata që tentuan të më mbyllin gojën!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bllokuan bulevardin “Dëshmorët e Kombit” gjatë protestës, policia gjobit edhe 12 qytetarë
Aktualitet

Bllokuan bulevardin “Dëshmorët e Kombit” gjatë protestës, policia gjobit edhe 12 qytetarë

11:16 - 06/11/26

Policia e Tiranës ka gjobitur 12 qytetarë që morën pjesë në protestën e zhvilluar pasditen e së enjtes në bulevardin...

Lexo më shumë
Një ditë pas dhunës barbare/ Reagon Elton Tozaj: Një mesazh për ata që tentuan të më mbyllin gojën!

Një ditë pas dhunës barbare/ Reagon Elton Tozaj: Një mesazh për ata që tentuan të më mbyllin gojën!

11:05 - 06/11/26
Krerët e SPAK, KLP, KLGJ dhe ILD i kërkojnë Kuvendit ndryshimin e 7 ligjeve bazë të gjyqësorit

Raporti i KE-së/ Shoqata e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve: Të ndalen presionet politike dhe ndërhyrjet në drejtësi!

10:52 - 06/11/26
Ardit Gjebrea paraqitet në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion

Ardit Gjebrea paraqitet në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion

10:40 - 06/11/26
Ambasadori Wendt prezanton axhendën amerikane në Shqipëri: Tri prioritetet për Tiranën

Ambasadori Wendt prezanton axhendën amerikane në Shqipëri: Tri prioritetet për Tiranën

10:23 - 06/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com