Producenti Ardit Gjebrea ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), pas më shumë se dy orësh e gjysmë marrjeje në pyetje.
Pas daljes nga SPAK, për gazetarët, Gjebrea ka deklaruar se është thirrur në cilësinë e dëshmitarit për një çështje që është sekret hetimor.
“Isha në cilësinë e dëshmitarit për një çështje që është sekret hetimor. Nuk flas dot më shumë, më duhet të respektoj institucionet. Isha si person në dijeni.”, tha ai.
Ai shkëmbeu batuta me gazetarët, teksa tha se Prokurorët ishin miqësorë dhe se i ka ftuar që të shkonin në programin e tij.
“Jo keq. Ishin miqësor. Edhe unë i ftova në programin tim. Po prokurorët, edhe ata njerëz janë. Meqenëse “E diela Shqiptare” ka përmasa njerëzore, më ftuan, i ftova.”, tha ai.
Por mësohet se Gjebrea është thirrur në SPAK në kuadër të hetimeve për çështjen “Veliaj”, ku ka dhënë shpjegime lidhur me financimet që kompania e tij, “Jon Music”, ka marrë nga Bashkia e Tiranës për organizimin e festivalit “Kënga Magjike”.
Referuar të dhënave të platformës “Open Spending Data”, e cila pasqyron pagesat e kryera përmes Thesarit, rezulton se kompania “Jon Music” ka përfituar gjashtë pagesa nga Bashkia e Tiranës gjatë kohës kur në krye të saj ishte Erion Veliaj.
Gjebrea është pyetur për këto financime dhe rrethanat e përfitimit të tyre, në kuadër të hetimeve që SPAK po zhvillon për çështjen që lidhet me ish-kryebashkiakun e Tiranës.Ardit Gjebrea del nga SPAK, kyç gojën për gazetarët: Nuk flas dot se është sekret hetimor










Discussion about this post