GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Protestuesja: Dhunë barbare ndaj të rinjve nga pushteti, është ‘grisur’ imazhi i kryeministrit edhe në sytë e ndërkombëtarëve

në Aktualitet, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Protestuesja: Dhunë barbare ndaj të rinjve nga pushteti, është ‘grisur’ imazhi i kryeministrit edhe në sytë e ndërkombëtarëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Studentët që prej javësh protestojnë në Tiranë kundër qeverisë dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, vijojnë të kundërshtojnë mënyrën sesi pushteti po reagon ndaj revoltës së tyre.

E ftuar në një intervistë për News24, studentja Anjeza Marku e cilësoi barbare dhunën e ushtruar ndaj të rinjve, duke theksuar se represioni nuk e ka shuar protestën.

Ajo u shpreh se protestat e mëdha do të vijojnë dy herë në javë, ndërsa revolta dhe kundërshtimi ndaj qeverisë mbeten të përditshme.

Sipas Markut, dhuna dhe mënyra se si po vepron qeveria kanë dëmtuar rëndë imazhin e politikanëve shqiptarë në sytë e ndërkombëtarëve, veçanërisht atë të kryeministrit Rama.

Studentja bëri thirrje për bashkimin e qytetarëve në një front të përbashkët kundër qeverisë, ndërsa kërkoi që SPAK të lejohet të hetojë pa dallim të gjithë zyrtarët, pavarësisht funksionit që mbajnë.

Anjeza Marku: Mendoj se kur ka një represion të tillë, protesta dy herë në javë është një gjë e rëndësishme. Kjo nuk do të thotë se duhet të mblidhemi veç dy herë në javë, por dy herë në javë mbajmë protestën e madhe.

Kjo, sepse revolta vazhdon përditë. Shteti ka arsenalin e dhunës, që është manovra më e fuqishme e saj e krahas saj vendos dhe ligjin, që modifikohet në interes të atyre që qeverisin vendin.

Është prishur imazhi i politikanëve shqiptarë edhe para ndërkombëtarëve. Qëllimi i kryeministrit Rama është që të duket mirë përpara ndërkombëtarëve. Dhe kjo është lëkundur tashmë dhe imazhi i kryeministrit është ‘grisur’ në sytë e diplomatëve.

Rama është ai njeri, që i është thyer hunda shumë vite më parë dhe po bën sot të njëjtën gjë, ai njeh vetëm monopolin e dhunës.

Shqipëria sot është një vend i pajetueshëm dhe diktatorial. Ne nuk duhet ta lejojmë kryeministrin Edi Rama që të bëjë çfarë të dojë me pushtetin. Ne jemi për bashkim sa më të madh të të gjithë shqiptarëve, në një front.

Nesër është bërë thirrje për të pasur sa më shumë njerëz, sepse kjo jep dhe mesazh të qartë. Unë besoj se drejtësia do e rrëzonte kryeministrin Edi Rama. Duhet që të lejohet SPAK të bëjë punën e vet, duke mos marrë parasysh nëse je ministër, zv kryeministër apo kryeministër.

Etiketa: Dhune barbareprotestuesjaRama

Lajme të lidhura

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit
Botë

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit

09:30 - 08/11/26
Ndiqte protestën, shoqërohet në polici gazetari holandez që denoncoi “Albanian Files” të kryeministrit Rama
Breaking Views

Ndiqte protestën, shoqërohet në polici gazetari holandez që denoncoi “Albanian Files” të kryeministrit Rama

08:30 - 08/11/26
Fotot e të rinjve në revoltë bëjnë xhiron e botës, Reuters raporton protestën e studentëve
Breaking Views

Fotot e të rinjve në revoltë bëjnë xhiron e botës, Reuters raporton protestën e studentëve

08:05 - 08/11/26
Para
U arrestua për krimin e dyfishtë në Greqi, Nikolin Pali pranon edhe 2 vrasje në Shqipëri/ Detajet

U arrestua për krimin e dyfishtë në Greqi, Nikolin Pali pranon edhe 2 vrasje në Shqipëri/ Detajet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Harry Kane thyen rekord edhe kur nuk shënon, bëhet “mbreti i assisteve”
Breaking Views

Harry Kane thyen rekord edhe kur nuk shënon, bëhet “mbreti i assisteve”

10:20 - 08/11/26

Bayern Munich triumfon 2-1 përballë Mainz në transfertë, një sukses i rëndësishëm që mban ekipin e Kompany në krye të...

Lexo më shumë
City pëson humbjen e tretë radhazi në Premier League, mundet nga Nottingham

City pëson humbjen e tretë radhazi në Premier League, mundet nga Nottingham

10:00 - 08/11/26
Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit

09:30 - 08/11/26
Real Madrid nuk e diskuton Valencian, presion Barelonës për kreun

Real Madrid nuk e diskuton Valencian, presion Barelonës për kreun

09:07 - 08/11/26
Ndiqte protestën, shoqërohet në polici gazetari holandez që denoncoi “Albanian Files” të kryeministrit Rama

Ndiqte protestën, shoqërohet në polici gazetari holandez që denoncoi “Albanian Files” të kryeministrit Rama

08:30 - 08/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com