Tensionet mbeten të larta në prag të protestës së paralajmëruar kombëtare, e cila është thirrur masivisht nga studentët dhe qytetarët përmes rrjeteve sociale.
Ndërkohë që organizatorët paralajmërojnë një reagim në varësi të sjelljes së forcave të rendit, Policia e Shtetit ka bërë të ditur masat e marra për të garantuar sigurinë publike dhe mbrojtjen e institucioneve.
Përfaqësuesi i Policisë së Tiranës, Edmond Meshini, deklaroi në emisionin “Black Box” të drejtuar nga gazetarja Anduena Llabani, në “Ora News”, se aktualisht nuk ka informacione inteligjente për akte të mundshme dhune nga protestuesit, por theksoi se çdo situatë do të analizohet dhe menaxhohet në kohë reale.
Sipas tij, masat organizative dhe operacionale janë marrë për të siguruar një tubim të qetë dhe për të garantuar jetën e pronën.
Nga ana tjetër, aktivisti Dritani Goxhaj e cilësoi këtë si një lëvizje pa një strukturë të mirëfilltë organizative, por me një qëllim të qartë qytetar.
Ai paralajmëroi se çdo reagim i protestuesve në shesh do të jetë në proporcionalitet të plotë me veprimet e policisë. Itinerari i tubimit pritet të nisë fillimisht me një grumbullim pranë Ministrisë së Arsimit, për të kulmuar më pas me marshimin e përhershëm drejt godinës së Kryeministrisë.
Ajo që mbetet shqetësuese dhe pritet të ndezë më shumë debatin është zbatimi i ashpër i aktit normativ për tubimet. Zyrtari i policisë konfirmoi se, vetëm që nga fillimi i muajit e deri më tani, janë vendosur plot 92 masa administrative ndaj qytetarëve dhe studentëve. Këto gjoba janë aplikuar përmes thirrjeve në komisariat, shoqërimeve, por edhe plotësimit të procesverbaleve drejtpërdrejt në terren, duke u bazuar në ndryshimet e fundit të ligjit për tubimet.
DISKUTIMI NË STUDIO
Edmond Meshini: Janë marrë masa, janë planifikuar shërbimet, masa organizative dhe operacionale me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, krijimin e kushteve të zhvillimit të një tubimi normal dhe pa probleme duke garantuar jetën, pronën, institucionet shtetërore dhe zhvillimin sa më të qetë dhe pa probleme të protestës së nesërme.
Anduena Llabani: Zoti Meshini, në fakt realiteti ka qenë ndryshe. Do të kemi nesër përsëritje të akteve të dhunës? Do të kemi prapë një sulm ballor të policisë, apo do të kemi sërish shoqërime, sërish goditje të policisë nga protestuesit? Ka një parashikim nga ana juaj?
Edmond Meshini: Jo, nuk kemi informacione për dhunë nga protestuesit. Ne jemi në pritje dhe në analizë të informacioneve. Deri tani nuk ka informacione se do të ketë akte dhune nga ata që do të organizohen në tubim. Megjithatë, situata do të gjykohet dhe do të analizohet apo do të veprohet apo do të procedohet si të jetë, megjithatë informacionet janë që protesta do të jetë e qetë dhe pa probleme për nesër.
Edmond Meshini: Të lutem, në bazë të aktit normativ të datës 28.10 strukturat e policisë janë njohur me aktin normativ, me detyrimet që ka policia e shtetit. Flas për Drejtorinë e Policisë Tiranë, dhe kanë filluar të zbatojnë një nga nenet e aktit, që ka të bëjë me nenin 24/1. Mbi bazën e ndryshimeve, sepse akti normativ është mbi bazën e shtesave dhe ndryshimeve të ligjit për tubimet. Dhe në bazë të këtij neni ne kemi proceduar me masa administrative dhe konkretisht nga data 2 që ka filluar zbatimi i aktit nga ana jonë, deri më sot janë vendosur 92 masa administrative apo janë plotësuar procesverbale të konstatimit të kundërvajtjeve për 92 raste, për 92 qytetarë. Për të cilët ka pasur raste dhe që janë thirrur, ka pasur raste dhe që janë shoqëruar, ka pasur raste që procesverbali është plotësuar dhe në vend me mirëkuptimin e qytetarit kur ai ka paraqitur dokumentin e identifikimit dhe është prezantuar. Dhe në total këto janë 92 masa…
gijotina.com/









Discussion about this post