Pas protestes se djeshme ku u perserit kerkesa per doreheqje, Kryeministri Edi Rama ka prezantuar përmes një postimi në Facebook një hapësirë të re “dialogu” të quajtur “Fol me Kryeministrin”. Me sa duket ka hequr dore nga tryeza prej guri qe vinte tek shkallet e kryeministrise.
Sipas prezantimit, kjo hapësirë është menduar veçanërisht për studentët, por do të jetë e hapur për këdo që dëshiron të komunikojë me kryeministrin, duke parashtruar pyetje, duke shprehur kritika, duke ngritur shqetësime apo duke paraqitur propozime.
Platforma ofron katër kategori kryesore komunikimi: “Pyetje”, “Kritikë”, “Shqetësime” dhe “Propozime”, përmes të cilave qytetarët mund të përcjellin mendimet dhe kërkesat e tyre.
“Një hapësirë e re sociale për komunikim të drejtpërdrejtë me Kryeministrin. Sigurisht për studentët, por e hapur për këdo që dëshiron të bëjë një pyetje, të shprehë një kritikë, të ngrejë një shqetësim apo të paraqesë një propozim”, thuhet në përshkrimin e platformës.
gijotina.com/










Discussion about this post