Trajneri Fatjon Tafaj ka vendosur për 21 lojtarët që do e shoqërojnë te Kombëtarja U-19, ndërsa në prag janë sfidat kualifikuese me Qipron dhe Armeninë. Bie në sy rikthimi i Gabriel Kullës, i cili në shtator u ftua nga Bushi tek ekipi U-21.
Arman Durmishi vazhdon të mungojë. Sulmuesi i Juventusit i shmang sërish kuqezinjtë për të luajtur me rezervat bardhezi në Serinë C.
NJOFTIMI I FSHF
Kombëtarja U-19 do të marrë pjesë në raundin e dytë të Kampionatit Europian, në Ligën B, ku do të përballet me Qipron dhe Armeninë. Trajneri Fatjon Tafaj ka shpallur listën me 21 futbollistë të grumbulluar për këto dy sfida.
Në listën e publikuar janë përfshirë 9 lojtarë që aktivizohen në klubet shqiptare, ndërsa pjesa tjetër vijnë nga kampionate dhe klube jashtë Shqipërisë.
Kuqezinjtë do ta nisin këtë fazë me përballjen ndaj Qipros, më 11 nëntor, në orën 13:30, në stadiumin “Sotira Municipal Stadium”. Më 14 nëntor, po në orën 13:30 dhe në të njëjtin stadium, Shqipëria U-19 do të luajë ndaj Armenisë.
Lista e lojtarëve të grumbulluar:
PORTIERË
Raffaele Huli, Klevi Hasaj, Simon Lleshi
MBROJTËS
Leon Sylejmani, Spasian Nasto, Dion Vata, Lucas Cekrezi, Stiven Nikolli, Afrim Gashi, Endrit Asani
MESFUSHORË
Andreas Llana, Armend Muslika, Serxho Vogli, Klevi Ajazi, Oliver Blini, Flavio Shkembi
SULMUES
Grei Kuqi, Elson Himallari, Francesco Matjani, Gabriel Kulla, Alen Vukaj.
gijotina.com/










Discussion about this post