Përfaqësues të protestës kundër qeverisë kanë zhvilluar një takim me zyrtarë të OSBE-ODIHR-it, ku në fokus të diskutimeve ka qenë dhuna e ushtruar nga policia ndaj protestuesve në Tiranë.
Ai paralajmëroi se aktivistët do të vijojnë kontaktet me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe selitë diplomatike në Tiranë.
Temë diskutimi ka qenë dhuna kafshërore e policisë. Kemi bashkëndarë shqetësimin për dhunën e efektivëve. Kjo ka pasuar një deklaratë të OSBE-së, ku kanë thënë se duhet hetuar dhuna ndaj protestuesve.
Unë besoj se do të ketë një takim të radhës. Ne duhet të bashkohemi të gjithë grupet e sheshit. Grupet e protestës duhet të nxjerrin një përfaqësi, që tubimet të kenë një përfaqësi. Studentët duhet të jenë ata që duhet të drejtojnë, por do duhet të mos ketë qejf-mbetje, duhet një përbashkim.
Ne duhet të përmbysim këtë sistem, ku thirrja më e fuqishme është “Rama në burg, Berisha në burg”. Përfaqësuesit e OSBE-së na thënë se kanë mbajtur shënime dhe në pika të caktuara bien dakord. Do zhvillojmë takime dhe me përfaqësi të tjera në Tiranë. Ndërkombëtarët e kanë partner protestën, sa i përket përgatitjes së raporteve reale. Kontakti me selitë diplomatike duhet të vijojë.
gijotina.com/










Discussion about this post