GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

PS dhe PD rikthehen sot në tryezën e Reformës Zgjedhore, dallimet mes dy forcave politike janë të dukshme

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PS dhe PD rikthehen sot në tryezën e Reformës Zgjedhore, dallimet mes dy forcave politike janë  të dukshme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas disa muajsh ngërçi dhe mungese aktiviteti, Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore rikthehet sot në tryezën e diskutimeve. Por, pavarësisht rifillimit të punës, dakordësia mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike duket ende larg. Palët nuk kanë arritur të bien dakord as për agjendën e mbledhjes së parë.

Në një kohë kur politika shqiptare përballet me tensione të shtuara dhe protesta që u shoqëruan me molotovë e zjarr në kryeqytet, PS dhe PD pritet të ulen sërish përballë njëra-tjetrës për një nga çështjet më të rëndësishme të sistemit demokratik: ndryshimin e rregullave të zgjedhjeve.

Burime nga selia blu kanë bërë të ditur rendi i ditës është përcaktuar në mënyrë të njëanshme nga socialistët. Sipas demokratëve, mazhoranca po përpiqet ta orientojë procesin drejt plotësimit të kuadrit ligjor për zgjedhjet vendore, pas miratimit të ndarjes së re territoriale që parashikon 46 bashki.

Në mbledhjen e sotme janë parashikuar dy pika kryesore: diskutimi i detyrimeve që burojnë nga legjislacioni për vetëqeverisjen vendore, në kuadër të reformës zgjedhore, si dhe vijimi i shqyrtimit të projektligjit për financimin e partive politike dhe çështjeve të tjera të mbetura pezull.

Por PD kërkon që reforma të mos kufizohet vetëm në përshtatjen e ligjeve me ndarjen e re territoriale. Bashkëkryetari i Komisionit, Oerd Bylykbashi, ka kërkuar që në qendër të diskutimeve të vendosen rekomandimet e OSBE/ODIHR, duke e konsideruar të domosdoshme garantimin e ndarjes së shtetit nga partia në pushtet.

Një tjetër pikë ku përplasjet mes dy kampeve politike mbeten të forta është sistemi zgjedhor. Demokratët këmbëngulin për lista 100% të hapura, përfshirë edhe zgjedhjen e këshillave bashkiakë. Nga ana tjetër, socialistët kanë shprehur gatishmëri për të diskutuar ndryshimin e sistemit, por e kushtëzojnë këtë proces me përfshirjen në paketën kushtetuese edhe të uljes së numrit të deputetëve nga 140 në 101.

Pra, përpara se të diskutojnë për rregullat e reja të zgjedhjeve, PS dhe PD duhet të kapërcejnë mosmarrëveshjet për vetë drejtimin e reformës. Një proces që prej muajsh ka mbetur në vendnumëro dhe që rrezikon të kthehet sërish në një tjetër përballje politike, pa prodhuar ndryshimet e shumëpritura.

Komisioni bashkëdrejtohet nga Oerd Bylykbashi i PD-së dhe Damian Gjiknuri i PS-së, ndërsa mandati i tij përfundon në fund të nëntorit. Afati i shkurtër dhe mungesa e një qëndrimi të përbashkët ngrenë pikëpyetje mbi mundësinë që reforma të përmbyllet brenda këtij muaji.

Etiketa: dallimeReforma Zgjedhore

Lajme të lidhura

“Shqipëria është një Titanik i krimit”, gazetari holandez që denoncoi  “Albanian Files” të Ramës rrëfen arrestimin në Tiranë
Aktualitet

“Shqipëria është një Titanik i krimit”, gazetari holandez që denoncoi “Albanian Files” të Ramës rrëfen arrestimin në Tiranë

08:07 - 09/11/26
Policia hedh protestuesin në ajër me ujë me presion
Aktualitet

“Nuk ka të ardhme me këtë qeveri të korruptuar”, Media Italiane: Rama i rreh në mbrëmje dhe i fton për dialog në mëngjes

07:58 - 09/11/26
“Nëna më ka ndërruar jetë”/ U gjobit me 5 MLN lekë, 17-vjeçari: Nuk më frikëson asgjë, do jem në protestë!
Aktualitet

“Nëna më ka ndërruar jetë”/ U gjobit me 5 MLN lekë, 17-vjeçari: Nuk më frikëson asgjë, do jem në protestë!

23:00 - 08/11/26

Discussion about this post

TË FUNDIT

PS dhe PD rikthehen sot në tryezën e Reformës Zgjedhore, dallimet mes dy forcave politike janë  të dukshme
Aktualitet

PS dhe PD rikthehen sot në tryezën e Reformës Zgjedhore, dallimet mes dy forcave politike janë të dukshme

08:50 - 09/11/26

Pas disa muajsh ngërçi dhe mungese aktiviteti, Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore rikthehet sot në tryezën e diskutimeve....

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 9 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:18 - 09/11/26
“Shqipëria është një Titanik i krimit”, gazetari holandez që denoncoi  “Albanian Files” të Ramës rrëfen arrestimin në Tiranë

“Shqipëria është një Titanik i krimit”, gazetari holandez që denoncoi “Albanian Files” të Ramës rrëfen arrestimin në Tiranë

08:07 - 09/11/26
Policia hedh protestuesin në ajër me ujë me presion

“Nuk ka të ardhme me këtë qeveri të korruptuar”, Media Italiane: Rama i rreh në mbrëmje dhe i fton për dialog në mëngjes

07:58 - 09/11/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 9 Nëntor 2026

07:31 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com