Prokuroria e Posaçme ka dhënë ditën e sotme pretencën për dosjen e vrasjeve të Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut në vitin 2005. Në kuadër të kësaj, SPAK ka kërkuar 25 vite burg për Emiljano Shullazin, Viktor Bajraktarin (Imeraj), Indrit Taullain, Lulzim Berishën, Plaurent Dervishajn dhe Indrit Rusin. Gjithashtu SPAK ka kërkuar për Luftar Reçin 8 vjet burg, për shkak të statusit të tij si bashkëpunëtor i drejtësisë. Ata akuzohen për vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lames ngjarje të ndodhura në shkurt të vitit 2005.
Vrasjet për të cilat u krye hetimi kanë ndodhur në datën 26.02.2005, ku rreth orës 22:00, në vendin e quajtur autostrada Tiranë – Durrës në drejtim të Tiranës, në segmentin rrugor Durrës – Maminas, në afërsi të fshatit Koxhaj. Gjatë kësaj kohe është qëlluar me armë zjarri Klodjan Saliu, i cili ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra. Bëhet me dije se në momentin e ngjarjes, ai po lëvizte me makinën e tij tip “Mercedes Benz”, ngjyrë gri me targë DR8907C. Gjithashtu si pasojë e kësaj ngjarje është plagosur edhe O. Truma, i cili ndodhej në automjet nën shoqërinë e viktimës.
Ngjarja e dytë është ajo e datës 27.02.2005, ku rreth orës 23:50. Nga shgpërthimi i një sasie me lëndë plasëse ka humbur jetën Vajdin Lame dhe A. Arsi. Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në pallatin ku banonte viktima Vajdin Lame, me adresë Kulla Nr.2, Lagja nr.9, rruga “Dervish Hima”, Tiranë.
Mbi ta rëndojnë veprat penale si “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake me pasoja të rënda”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Grupi “Shullazi”
Grupi ‘Shullazi’ u dënua fillimisht më 13 nëntor 2018, me 55 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda. Shullazi ishte dënuar për gjobëvënie ndaj dy biznesmenëve, Ylvi Beqja në të famshmen çështje të “Hotel Vollgës” dhe Jani Zakos, me 14 vite burg. Në vendimin e Gjykatës theksohej se askush nga të dënuarit nuk do të përfitojë liri me kusht.
Po ashtu ndaj grupit u rrëzuan dy akuzat e tjera, shkatërrim prone me eksploziv dhe kanosje ndaj dy pedagogëve Mynyr Koni dhe Dhori Kule. Seancat ndaj Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë janë ndjekur në mënyrë të vazhdueshme edhe nga përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Tiranë për shkak të ndjeshmërisë së çështjeve.










Discussion about this post