Një realitet larg asaj çfarë na pasqyrohet dhe propagandohet nga mazhoranca. Një dramë, mund të thuhet e shoqërisë shqiptare.
Vetëm 17-vjeç dhe me një dëshirë të madhe për të jetuar dhe ndërtuar të ardhmen e tij në Shqipëri, por duket se fati ka rezervuar një sfidë për të riun.
Situata e tij aktuale është sjellë në vëmendje nga gazetari i News24 Osman Stafa, duke treguar edhe realitetin dhe kushtet e vështira ekonomike në të cilën 17-vjeçari jeton.
Me krenari, Erindi tregon se në dhomë mban flamurin kuq e zi. Në kushte shumë të vështira jetese, në një shtëpi ku mungon thuasje gjithçka, pa asnjë mbështetje është i detyruar të jetojë bashkë me babain dhe motrën dhe vëllain, në një situatë sfiduese.
Ai tregoi se edhe më parë i kanë prerë edhe dritat, dhe se kanë paguar edhe gjobë. Pas intervistës në “News24”, ku tregoi se ishte gjobitur me 5 milionë lekë, ai tregoi se ishte gjobitur sërish me 50 mijë lekë të vjetra.
Një djalë i ri, një energji dhe shkëlqim që nuk i humbet për asnjë sekondë nga sytë, por i detyruar që jetojë një dramë sociale.
Eridi tregoi se ka humbur nënën nga kanceri, dhe motra dhe vëllai kanë nevojë për shërbime nga shteti shqiptar, por vetëm motra merr një kemp që nuk i përmbush aspak mundësitë dhe nevojat e saj.
Dhe mbi të gjitha një gjobë që i vjen nga shteti, ndërsa do të duhet t’i dilte në krah kësaj familje përballë kësaj drame.
Ai thotë se do të dalë në protestë, për të ardhmen e tij , për Shqipërinë.










Discussion about this post