GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Për një individ, familje apo të ri që kërkon të blejë një shtëpi sot, blerja e një banese është bërë shumë më e vështirë se pesë apo dhjetë vjet më parë.

Çmimet e apartamenteve janë rritur me ritme shumë më të shpejta se të ardhurat e familjeve, duke e bërë gjithnjë e më të pamundur blerjen e një banese me kursimet nga puna (e ndershme).

Një familje sot duhet të punojë vite më tepër, apo të marrë një kredi në shuma të larta, që të kenë mundësi të zotërojë një apartament.

Sipas një përllogaritjeje të bërë nga “Monitor”, raporti mes çmimeve të banesave dhe të ardhurave të disponueshme për frymë në Shqipëri është rritur me 76.3% gjatë periudhës 2015–2025.

Për të blerë të njëjtën banesë, sot nevojiten rreth 76% më shumë të ardhura vjetore se në vitin 2015. Për shembull, nëse dhjetë vjet më parë vlera e një apartamenti ishte e barabartë me të ardhurat e dhjetë viteve, sot do të duheshin rreth 17.6 vite të ardhura, nëse ato do të përdoreshin tërësisht për blerjen e banesës.

Përllogaritja është bërë nga “Monitor”, duke ndjekur metodën e përdorur nga Eurostat për të matur ndryshimin e raportit mes çmimeve të banesave dhe të ardhurave të familjeve.

Për Shqipërinë janë përdorur të dhënat e INSTAT për të ardhurat e disponueshme bruto të familjeve, të cilat janë pjesëtuar me popullsinë mesatare të çdo viti, sipas serisë së rishikuar pas Censit 2023.

Sipas INSTAT, të ardhurat e disponueshme bruto për frymë u rritën nga rreth 429 mijë lekë në vitin 2015 në 765 mijë lekë në vitin 2025, ose me 78.4%. Këto të ardhura përfshijnë jo vetëm pagat, por edhe burime të tjera të të ardhurave të familjeve, pasi merren parasysh shpërndarja dhe rishpërndarja e të ardhurave në ekonomi.

Për të matur ecurinë e çmimeve të banesave është përdorur indeksi Fischer i Bankës së Shqipërisë, i cili bazohet në vrojtimin e tregut të pasurive të paluajtshme.

Nga mesatarja e të dhënave gjashtëmujore rezulton se indeksi i çmimeve të banesave në Shqipëri është rritur me 214.4% gjatë periudhës 2015–2025. Pra, çmimet janë më shumë se trefishuar, ndërsa të ardhurat e disponueshme për frymë janë rritur me rreth 78%.

Për llogaritjen është përdorur vlera nominale e të ardhurave, në përputhje me krahasimin e çmimeve nominale të banesave. Treguesi mat ndryshimin e përballueshmërisë në kohë, por nuk përfshin kostot e kredisë, interesat apo shpenzimet e tjera të blerjes.

Në Tiranë, çmimet janë dyfishuar brenda dhjetë vjetësh

Rritja e çmimeve bëhet edhe më e prekshme nëse shihen vlerat konkrete të apartamenteve në Tiranë. Sipas të dhënave të Key Data, çmimi mesatar i shitjes së apartamenteve në kryeqytet ishte rreth 860 euro për metër katror në vitin 2015.

Në vitin 2020 arriti në 1,038 euro, ndërsa në vitin 2025 u ngjit në rreth 1,950 euro për metër katror, duke e mbyllur vitin në nivelin e gati 2100 euro, nga rreth 1800 në fillim të tij. Shtrenjtimi ka vijuar dhe në tremujorin e parë, duke arritur në 2140 euro për metër katror.

Brenda pesë viteve të fundit, çmimi mesatar i apartamenteve në Tiranë është rritur me rreth 88%, ndërsa krahasuar me vitin 2015, rritja arrin në 127%.

Për një apartament me sipërfaqe 100 metra katrorë, vlera mesatare e llogaritur sipas këtyre çmimeve do të ishte rreth 86 mijë euro në vitin 2015, 104 mijë euro në vitin 2020 dhe 195 mijë euro në vitin 2025. Pra, një apartament i kësaj sipërfaqeje kushton sot rreth 109 mijë euro më shumë se dhjetë vjet më parë.

Shqipëria, rritje më e lartë se vendet e BE-së, ia kalon dhe Portugalisë

Rritja e raportit mes çmimeve të banesave dhe të ardhurave nuk është një fenomen vetëm shqiptar, por përmasat e saj ndryshojnë ndjeshëm mes vendeve.

Sipas Eurostat, në Bashkimin Europian, raporti mes çmimeve të banesave dhe të ardhurave për frymë ishte 6.8% më i lartë në vitin 2025 krahasuar me vitin 2015. Në 17 vende të BE-së ky raport u rrit, ndërsa në dhjetë vende të tjera u ul.

Portugalia kishte rritjen më të lartë, me 60.8%, e ndjekur nga Holanda me 34.3%, Hungaria me 26.5%, Çekia me 25.8% dhe Spanja me 24.5%.

Në skajin tjetër, Rumania regjistroi një ulje të raportit me 42.8%, Finlanda me 25.2% dhe Bullgaria me 16.2%.

Në Shqipëri, rritja prej 76.3%, e përllogaritur nga “Monitor”, është më e lartë edhe se ajo e Portugalisë, vendi me rritjen më të madhe në BE. Kjo e fundit shënoi një shtrenjtim të shpejtë të çmimit të banesave, të ndikuar nga rritja e fortë e turizmit.

Megjithatë, Shqipëria nuk përfshihet në statistikat e harmonizuara të Eurostat dhe krahasimi është orientues.

Për Shqipërinë janë përdorur indeksi Fischer i Bankës së Shqipërisë dhe të ardhurat e disponueshme bruto për frymë të familjeve, ndërsa Eurostat përdor indeksin e harmonizuar të çmimeve të banesave dhe të ardhurat bruto të disponueshme të përshtatura për frymë.

Treguesi nuk mat drejtpërdrejt se ku janë banesat më të shtrenjta, por sa ka ndryshuar çmimi i tyre në raport me të ardhurat e familjeve gjatë një periudhe të caktuar.

Etiketa: apartamentblerjeKryesore1

Lajme të lidhura

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij
Aktualitet

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26
Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash
Breaking Views

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Para
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 10 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij
Aktualitet

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka paraqitur situatën politike në Shqipëri në mbledhjen e grupit të Partisë Popullore Europiane...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 10 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 Nëntor 2026

07:33 - 10/11/26
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 10 Nëntor 2026

07:31 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com