Deputeti demokrat Besart Xhaferri, duke komentuar projektin e ri të ligjit për resortet që proklamohet nga qeveria Rama, tha se kryeministri është i lidhur me botën e krimit dhe po bën pastrimin e parave të tyre në ndërtim, duke shkatërruar çdo plan urbanistik e duke përzënë shqiptarët nga Shqipëria.
Xhaferri: Edi Rama do të mbahet mend si një mbret ‘Mida’ i dytë që nuk i kthen në flori gjërat që prek por i kthen në beton. Dhe këtë besoj e ka bërë që prej viti 2000, kur ka ardhur le të themi si kryetar bashkie i Tiranës.
Dhe ky ka qenë vizioni i tij dhe ky besoj se është edhe krenaria e tij e jetës. Ai ndërtoi sa më shumë kulla që peisazhi i qytetit të ketë në përjetësi vulën dhe stampën e tij që le të themi janë godinat që ai vetë i projekton me një zhgarravinë të lapsit në letër dhe pastaj ato mundohen të kthehen në projekte konkrete nga stararkitektët të cilët tashme edhe tek libri ‘Albanian Files’ shihen qartë. Dhe patjetër që ai di të bëjë këtë dhe gjënë më të rëndësishme që e ka nisur prej ditës së parë që ka marrë një post në ekzekutiv, të bëjë edhe pastrimin e parave.
Pra martesa që ka bërë Edi Rama me krimin e organizuar për të pastruar paratë e tyre, nuk është as prej 2013, nuk është as prej sot por është prej vitit 2000. Dhe që atëherë ai ka hapur një gangrenë të madhe në ekonominë shqiptare dhe tek familjet e ndershme shqiptare që planifikonin me ato kushte siç ishte Shqipëria, me ato pallate parafabrikate me ato pallate të mundshme që mund të ndërtoheshin përsëri me një rregull normal urban, që duhet të respektoheshin hapësirat publike, lulishtet, duhet të respektoheshin parkingjet, kërkesa e tregut pra jo vetëm një vërshim produkti në treg por duhej të respektohej kërkesa dhe oferta që tregu duhej te kishte.
Ai i shkatërroi këto balanca, shkatërroi mbi të gjitha një familje normale që donte të ndërtonte jetën në Shqipëri. Dhe sot një nga arsyet kryesore të gjithë shpopullimit që ka Shqipëria është pastrimi i parave, rritje e çmimit të strehimit dhe patjetër shkatërrimi total i një sistemi urbanistik që ka Shqipëria.










Discussion about this post