Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka përgëzuar përfaqësueset kuqezi U-19 dhe U-17 për rezultatet e arritura në ndeshjet e tyre.
Përmes një mesazhi, Duka ka vlerësuar fitoren bindëse 4-0 të Kombëtares U-19 ndaj Qipros, duke veçuar lojën, vendosmërinë dhe dëshirën e futbollistëve për të marrë tri pikët.
Ai ka përgëzuar gjithashtu trajnerin Tafaj për suksesin e arritur me këtë grupmoshë.
Në mesazhin e tij, kreu i FSHF-së nuk ka lënë pa vlerësuar as Kombëtaren U-17, e cila ka barazuar 0-0 përballë Suedisë. Duka e ka cilësuar këtë një barazim të vyer, duke marrë parasysh forcën e kundërshtarit.
Dy rezultatet janë një sinjal pozitiv për të ardhmen e futbollit shqiptar dhe punën që po bëhet me ekipet kombëtare të moshave.
Mesazhi i plote:
“Urime çunave kuqezi të ekipit kombëtar U-19 për fitoren bindëse 4-0 kundër Qipros. Ju përgëzoj për triumfin, por edhe për lojën, vendosmërinë dhe dëshirën për të marrë tre pikët në këtë ndeshje. Bravo çuna, bravo trajneri Tafaj! ♥️🖤
Dua të përgëzoj edhe kombëtaren U-17 🇦🇱 për barazimin e vyer 0-0 përballë një kundërshtari të fortë si Suedia”.

gijotina.com/










Discussion about this post