GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Urgjenca e re kushtoi 17.8 mln euro, por skaneri jashtë funksionit prej 2 vitesh

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Urgjenca e re kushtoi 17.8 mln euro, por skaneri jashtë funksionit prej 2 vitesh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, akseleratori linear që ofronte shërbime radioterapie dhe radiokirurgjie kishte dalë jashtë funksionit në dhjetor 2023, ndërkohë që jeta standarde e një pajisjeje të tillë është 10–12 vjet.

Në të njëjtin institucion probleme janë konstatuar edhe me angiografinë dhe mikroskopët e sallave operatore.

Burime të besueshme i thanë Inside Story se probleme ka edhe urgjenca e re, një godinë e inauguruar në vitin 2023 që kushtoi plot 17.8 milionë euro. Sipas burimeve, skaneri i urgjencës nuk punon prej dy vitesh. Edhe shërbimet e tjera kanë një sërë aparaturash jashtë funksionit.

Në një përgjigje me shkrim për Inside Story, QSUT-ja e pranon tërthorazi se ky shërbim është ende i pambuluar me këtë aparaturë të rëndësishme për diagnostikimin.

“SUNT disponon aktualisht shtatë pajisje CT, të cilat mbulojnë nevojat diagnostikuese të shërbimeve të ndryshme. Në funksion të rritjes së kapaciteteve të diagnostikimit në Urgjencë, është përfunduar procedura e prokurimit për një pajisje CT të dedikuar për këtë shërbim. Instalimi dhe vënia në funksion e pajisjes janë planifikuar brenda vitit 2026”.

Lidhur me mosfunksionimin e akseleratorit linear për neuroshkencën që nga viti 2023, QSUT-ja thotë se kjo ka ardhur pasi prodhuesi e ka klasifikuar me statusin “End of Life” dhe “End of Support”, për modelin përkatës.

Por, QSUT-ja shpjegon se trajtimi i pacientëve është kryer dhe në buxhetin e vitit 2026, ka parashikuar blerjen e një akseleratori linear të ri, të dedikuar për Neuroshkencën.

Sa i përket angiografisë në këtë shërbim, QSUT-ja thotë se ajo përfaqëson një teknologji të avancuar, ndërsa nga katër mikroskopë kirurgjikalë që disponon ky shërbim, njëri prej tyre përfaqëson teknologji të gjeneratës së fundit dhe është vendosur gjatë vitit 2025.

Edhe shërbimi i trombektomisë ka rifilluar funksionin pas shumë vitesh ndërprerje dhe ka realizuar rastet e para të trajtimit

Etiketa: Kryesore1skanerurgjencal

Lajme të lidhura

Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)
Aktualitet

Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)

22:15 - 11/11/26
Veliaj i drejtohet Taulant Ballës, kërkon komision hetimor për Ramën dhe ministrin Gogu: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Aktualitet

Veliaj i drejtohet Taulant Ballës, kërkon komision hetimor për Ramën dhe ministrin Gogu: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

15:47 - 11/11/26
Protesta kundër qeverisë/ Studentët e Mjekësisë iu bashkohen të rinjve të tjerë para Ministrisë së Arsimit
Aktualitet

Protesta kundër qeverisë/ Studentët e Mjekësisë iu bashkohen të rinjve të tjerë para Ministrisë së Arsimit

15:31 - 11/11/26

Discussion about this post

TË FUNDIT

Urgjenca e re kushtoi 17.8 mln euro, por skaneri jashtë funksionit prej 2 vitesh
Aktualitet

Urgjenca e re kushtoi 17.8 mln euro, por skaneri jashtë funksionit prej 2 vitesh

07:54 - 12/11/26

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, akseleratori linear që ofronte shërbime radioterapie dhe radiokirurgjie kishte dalë jashtë funksionit në dhjetor...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 12 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:40 - 12/11/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 12 Nëntor 2026

07:37 - 12/11/26
Qiell gri dhe shira të rrëmbyer, parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për sot, 12 Nëntor 2026

07:28 - 12/11/26
Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte

Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte

23:26 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com